Në vend të kapë kriminelët, Policia e Shtetit i jep 500 milionë Gerond Meçes në tenderin pa garë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.11.2022, 22:11

Në Shqipëri ekzistojnë kontradikta të shumta, që një mendje normale mund t’i klasifikojë si çudira shqiptare. Dhe me të drejtë. Shqipëria është një vend ku për fat të keq krimi endet i lirë dhe i pandëshkuar për një sërë arsyesh që të gjithë i dinë apo i marrin me mend.

Por në vend që të marrë masa për të luftuar krimin dhe për të qëndruar në krye të detyrës për të mbrojtur qytetarët, Policia e Shtetit e Met Rrumbullakut duket se e ka mendjen tek tenderat e dyshimtë.

I tillë është rasti që do t’ju paraqesim në vijim. Bëhet fjalë për një tender që mban numrin e referencës REF-44050-09-30-2022 dhe ka si objekt “Mirëmbajtje DataCenter i Policisë së Shtetit”. Fondi limit i tij është llogaritur 45,258,333 lekë të reja pa TVSH ose rreth 540 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Por le të shohim dokumentacionin e kësaj procedure. Që këtu fillojnë e lindin dyshime pasi shikohet se në tender ka marrë pjesë vetëm një kompani. Kuptohet se kemi të bëjmë me një mungesë konkurrence pasi pjesëmarrësja e vetme është shpallur edhe fituese.

Bëhet fjalë për kompaninë Advanced Business Solutions – ABS në pronësi të Gerond Meçe. Në media thuhet se ky person është mik i ngushtë i Armand Frangut, baxhanaku i kryeministrit Rama. Kjo kompani ka ofruar një vlerë prej 39,825,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 500 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Shifra e ofruar prej saj dhe njëkohësisht e shpallur fituese, rezulton të jetë sa 88% e fondit limit. Pikërisht ky fakt së bashku me faktin se kemi të bëjmë me mungesë konkurrence, krijojnë lindjen e dyshimeve se fituesi mund të jetë i paracaktuar që në fillim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit