504,000 emigrantë mbërrijnë në Britani gjatë 1 viti, 11,241 shqiptarë shkuan nga janari-shtator

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.11.2022, 17:02

Mbretëria e Bashkuar ka publikuar shifrat e fundit të emigrantëve që kanë mbërritur në ishull gjatë një viti.

Sipas statistikave të reja nga Home Office deri në qershor 2022, plot 504,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar. Home Office thotë se kjo është shifra më e lartë që ka parë Britania e Madhe që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, me rekordin e mëparshëm të pasluftës që ishte vendosur në vitin 2015 pasi 390,000 emigrantë kishin mbërritur. Numri i emigrantëve që shkuan në Britaninë e Madhe në vitin 2021 ishte 173,000 që do të thotë një rritje prej 191 për qind.

Ka një sërë arsyesh pse statistikat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar janë jashtëzakonisht të larta, ku shumë prej tyre janë ngjarje të mëdha globale. Këtu përfshihet fundi i kufizimeve për shkak të pandemisë, periudha e parë e plotë pas tranzicionit nga BE, luftën e Vladimir Putin në Ukrainë, rivendosjen e afganëve dhe një rrugë të re vizash për shtetasit britanikë jashtë shtetit të Hong Kongut.

Rreth 33,000 emigrantë kanë hyrë në Britani në mënyrë të paligjshme në nëntë muajt e parë të këtij viti. Nga kjo shifër 11,241 erdhën nga Shqipëria.

Numri i personave që iu dha azil në vitin 2022 ishte 24 për qind më i ulët se në vitin 2019. Por ka pasur një rritje prej 77 për qind në kërkesat për azil. Vizat studentore janë rritur në nivelin më të lartë rekord, me 476,000 viza vitin e fundit. Ndërkohë, numri i vizave të punës të lëshuara nga Home Office është rritur me 72 për qind krahasuar me vitin 2019, me 331,000 të miratuara në vitin deri në qershor 2022.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit