Rekord historik, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit rritet 17% për 9 mujorin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.11.2022, 14:13

Prej vitesh kryeqyteti i vendit është kthyer në një kantier ndërtimi. Fundi i këtij cikli nuk dihet kur do të mbarojë, teksa ndërtimet pritet të vijojnë me ritme edhe më të larta.

Sipas të dhënave të bëra publike sot nga INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit që është dhënë nga Bashkia Tiranë për 9 mujorin e këtij viti është 1.46 milionë metra katror.

Sipas Monitor, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipërfaqja e dhënë për ndërtim është rritur me 16.7%.

Ky është niveli më i lartë i lejeve i dhënë ndonjëherë për kryeqytetit, të paktën që nga viti 2002, kur INSTAT raporton sipërfaqen e lejeve të dhëna sipas qarqeve.

Sipërfaqja më e lartë është dhënë në 3 mujorin e parë të vitit, me rreth 800 mijë metra katror, shifër që ishte gati dy herë më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Në tremujorin e dytë ky tregues ishte 390 mijë metra katror, pothuajse në të njëjtat nivele në raport me prill-qershor 2021. Ndërsa në tremujorin e tretë sipërfaqja zbriti në 271 mijë metra katror, me një rënie prej 37% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vlerë, ndërtesat që pritet të ngrihen në Tiranë për 9 mujorin llogariten nga INSTAT në 51 miliardë lekë, ose gati 440 milionë euro.

Për gjithë Shqipërinë, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për 9 mujorin ishte 2.1 milionë metra katror, nga e cila gati 70% është dhënë në Tiranë.

Vlera e gjithë lejeve të dhëna për Shqipërinë për 9 mujorin është 86 miliardë lekë, ose rreth 740 milionë euro.

Ulen lejet në tremujorin e tretë

Sipas INSTAT, Në tremujorin e tretë 2022 janë miratuar gjithsej 269 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 442 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2021, duke shënuar një rënie prej 39,1%.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2022, është 418.685 m2, nga 564.266 m2 miratuar në tremujorin e tretë 2021, duke shënuar një rënie prej 25,8% (tab.3).

Në tremujorin e tretë 2022, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 21,6 miliardë lekë, nga 22,5 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2021, duke shënuar një rënie prej 3,8%.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit