Një kinema në Zvicër zëvendëson karriget e zakonshme me krevate dopio për të parë filmat

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.11.2022, 20:27

A keni ëndërruar ndonjëherë për një kinema në dhomën tuaj të gjumit? Epo, një kinema në Zvicër i është afruar shumë ëndrrës suaj duke hapur një “dhomë gjumi VIP” me krevate dopio në vend të sediljeve tradicionale. "Dhoma e gjumit VIP" mund të gjendet në Zvicër brenda Cinema Pathé në komunën veriperëndimore të Spreitenbach pranë kufirit zvicerano-gjerman.

Kinemaja unike do të ketë 11 krevate me mbështetëse koke të rregullueshme, çarçafë gri dhe bezhë dhe dy jastëkë. Ka edhe komodina për ta bërë përvojën sa më të qetë e të ngjashme me shtëpinë tuaj.

Një biletë VIP kushton 49 franga (rreth 48,50 dollarë) dhe përfshin ushqim dhe pije falas, ndërsa biletat e zakonshme kushtojnë 19,50 franga (ose 19 dollarë). Duke paguar për biletën VIP, gjithashtu nuk do të duhet të prisni në radhë për të marrë ushqimet dhe pijet tuaja.

Kinemaja ofron madje edhe pantofla për të përmirësuar përvojën për ju. Dhe në rast se kjo nuk është mjaftueshëm e bukur për ju, kinemaja ka njoftuar gjithashtu se ata po lançon oferta të reja ushqimore, duke përfshirë waffles dhe krepa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit