Berberi i ARRSH “pret me gërshërë” 12 milionë euro, shpall fituese firmën që ofroi 600 milionë lekë më shumë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.11.2022, 22:22

Autoriteti Rrugor Shqiptar është “me fat” që ka në krye të tij një person të quajtur Evis Berberi. Pasi ndryshe nuk do të kishte aspak kuptim që dikush tjetër të “priste më gërshërë” miliona euro nëpër tendera e të mos kishte mbiemrin “e duhur”. Duket se Evisi është një “berber” i vërtetë për të “rruar e qethur” mbarë e prapë paratë e taksave të shqiptarëve.

Themi kështu pasi së fundmi ky zotëri nëpërmjet institucionit që drejton ka dhënë plot 12 milionë euro me TVSH në një tender ku të tjerët ofruan 600 milionë lekë më pak sesa fituesi, e megjithatë nuk u morën në konsideratë.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-42844-09-21-2022 dhe me objekt “Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpateve në Plani i Bardhë”. Duke konsultuar dokumentacionin e tenderit mësohet e rivitalizimi dhe sistemimi i skarpateve përfshin aksin rrugor Ura e Vashës – Qafë Buall, që shtrihet në Rajonin Qendror Malor të Shqipërisë.

Ky segment rrugor zhvillohet përgjatë dhe në shpatin verior të luginës së lumit Mat. Në luginën e lumit Mat gjendet edhe fshati Plan i Bardhë, nga i cili ka marrë dhe emrin segmenti rrugor. Fondi limit i kësaj procedure është 1,170,234,457 lekë të reja pa TVSH ose rreth 12 milionë euro me TVSH.

Shikohet se janë paraqitur në garë 6 operatorë ose bashkime operatorësh. Nga këta fitues është shpallur bashkimi i operatorëve SELAMI SHPK + COMPANY RIVIERA 2008 + GARDEN LINE për ofertën prej 1,146,500,000 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 12 milionë euro përfshirë TVSH.

Por duke krahasuar ofertat e të gjithë pjesëmarrësve, rezulton se dikush tjetër ka dhënë ofertë më të lirë, madje me një diferencë të frikshme prej mbi 600 milionë lekësh të vjetra me TVSH më pak sesa fituesi.

Për habi kjo ofertë kaq e ulët nuk është marrë në konsideratë nga Berberi i cili me sa duket ka vazhduar i qetë të “presë me gërshërë” paratë e shqiptarëve. Nga ana tjetër vlera fituese është gati sa 98% e fondit limit, duke ngritur dyshime të forta se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar që në fillim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit