Burrat thyejnë këmbët për t’u zgjatur disa cm më shumë, paguajnë deri në 240,000 £ për operacionin e rrezikshëm

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.11.2022, 23:35

Në ditët e sotme me mijëra njerëz po iu drejtohen ndërhyrjeve të dhimbshme që premtojnë zgjatjen e gjatësisë trupore nëse ata janë të gatshëm të paguajnë deri në 240,000 £. Kirurgët në SHBA dhe Turqi po ofrojnë një operacion estetik që ndryshon jetën dhe që mund t'i shtojë deri në 15 cm gjatësisë së njerëzve.

Disa burra thonë se e kanë bërë këtë ndërhyrje për të rritur vetëbesimin gjatë takimeve me femra. Praktika përfshin thyerjen e të dy këmbëve. Vidhat pastaj shpohen në të dy skajet e çdo femuri ose tibisë, në varësi të asaj se cila kockë është këputur qëllimisht. Kocka ngacmohet ngadalë duke përdorur magnet për të rrotulluar vidhat, duke aktivizuar një shufër teleskopike mes tyre që zgjatet. Më pas fraktura shërohet natyrshëm, duke rezultuar në një kockë më të gjatë. Por procedura, e cila mund të marrë disa javë për të arritur efektin e dëshiruar, mund t'i lërë pacientët në karrige me rrota gjatë procesit, me disa muaj fizioterapi të nevojshme më pas.

Alfonso Flores, 28 vjeç, nga Dallas, Teksas ka kryer një operacion të ngjashëm për të rritur gjatësinë e tij në vitin 2020. Pas disa muajsh terapi ai më në fund arriti gjatësinë e kërkuar, 1.82 cm.

Unë e di që 1.80 cm është një lartësi e madhe dhe shumë njerëz do të donin të ishin kaq të gjatë, por unë doja pak më shumë se kaq. Kjo është diçka që kam dashur të bëj me aq sa mbaj mend që kur isha 12 vjeç.

Ndërkohë Daniel Asadi, 26 vjeç, zgjodhi të kryente ndërhyrjen pasi ishte vetëm 1.70 cm i gjatë. Asadi, një inxhinier ndërtimi nga Toronto, tha se ai kishte ndaluar së rrituri në moshën 14-vjeçare. Gjatë fëmijërisë shokët ia përmendnin gjithmonë faktin e gjatësisë dhe kur u rrit vendosi ta ndryshonte. 11 vjet më vonë, ai vendosi të shpenzojë rreth 17,000 £ për një operacion në Turqi për t'u bërë 1.77 cm i gjatë.

Marrja e një vendimi për të thyer këmbët tuaja duket e pakuptimtë për shumë njerëz. Por për mua, jeta ime varej nga kjo. Ishte gjithçka që mund të mendoja dhe isha i gatshëm të bëja gjithçka për të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit