Gjirafa shkel për vdekje vajzën 16-muajshe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.10.2022, 19:01

Një vajzë 16-muajshe ka vdekur pasi është shkelur nga një gjirafë në një park në Afrikën e Jugut, ndërsa nëna e saj ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Vajza 16-muajshe ishte me nënën e saj në parkun Kuleni Game në provincën KwaZulu-Natal. Policia thotë se detajet e ngjarjes janë ende të paqarta, por kanë hapur një hetim për të përcaktuar se çfarë ndodhi.

Vajza e vogël është transportuar me urgjencë në spial por atje ka dhënë frymën e fundit. Ende nuk dihet se në cilën pjesë të parkut ka ndodhur ngjarja e rëndë pasi parku ndodhet 16 kilometra jashtë Hluhluwe në KwaZulu-Natal, një provincë që është e njohur për vendasit dhe turistët.

Gjirafat janë gjitarët më të gjatë në botë dhe zakonisht nuk i sulmojnë njerëzit dhe nuk janë agresivë me ta. Por femrat mund të jenë agresive kur vjen puna për të mbrojtur të vegjëlit e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit