I kërkoi të panjohurit ndihmë gjatë pushimeve, pas dy javësh u fejuan

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.10.2022, 21:08

Rachel Décoste mbërriti në Republikën e Beninit të Afrikës Perëndimore në gusht 2018, në një udhëtim të rëndësishëm për të zbuluar vetveten, por duke mos parashikuar kurrë shkallën në të cilën ky udhëtim do të ndryshonte jetën e saj.

Në ditën e saj të parë duke eksploruar Beninin, Rachel pyeti për udhëzime një kalimtar që po i hipte motoçikletës për t’u larguar. Dy javë më vonë, Rasheli dhe i panjohuri u fejuan. Brenda gjashtë muajsh, ata u martuan.

I panjohuri i motoçikletës ishte Honoré Orogbo, një baba i vetëm dhe pronar biznesi rreth të tridhjetave, i cili kishte jetuar në Cotonou gjatë gjithë jetës së tij dhe ndodhi që po kalonte atë mëngjes aty fare rastësisht.

Kur Rachel kaloi pranë tij, Honoré sapo kishte mbaruar së ngrëni mëngjesin që kishte blerë nga një kioskë në rrugën aty pranë.

Gjithçka nisi fare rastësisht por më pas gjërat “u ngrohën” shpejt dhe të dy panë se “u haej muhabeti”. Kaq u desh dhe pas dy javësh Rachel dhe Honoré u fejuan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit