Çmenduri në autostradë! Shoferja ecën me 130 km/h, 3 goma dhe diskun që bën xixa

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.10.2022, 12:34

Një shofere në Kaliforni, e cila dyshohet se ka qenë nën efektin e drogës, ka ecur për disa kilometra, me bagazhin e hapur dhe me 3 goma pasi njëra i kishte rënë dhe i kishte mbetur vetëm disku.

Shoferja e "Audi-t" po ecte me shpejtësi 120-130 km/h, ndërkohë që disku i makinës lëshonte xixa në asfalt dhe zvarritej.

Pavarësisht britmave të shoferit që regjistronte skenën e frikshme, zonja nuk u ndal derisa në një moment që vendosi të dalë nga autostrada u përplas me një makinë tjetër. Kur shoferja u ndal dhe u mor në pyetje, tha se ajo që kishte bërë nuk ishte ndonjë gjë e madhe. Ajo u përpoq të justifikohej se ka kancer dhe se është pak e humbur, duke mos ditur saktësisht se çfarë po ndodhte.

Por në bagazhin e "Audi-t" të saj u zbulua një gomë tjetër duke shpjeguar se gruaja e vetëdijshme vendosi të ecte nëpër autostradë me diskun e gomës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit