Skënder Brataj i futet tenderave “me kokë”, jep 160 milionë pa garë për GEN-ALB FARMA me ofertë sa 99% e fondit limit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.09.2022, 22:51

Skënder Brataj duket se i është rifutur përsëri “sportit” të tenderave. Pas një pauze të shkurtër nga denoncimet publike ndaj tenderave të mëparshëm, si duket jetesa është bërë e vështirë për shkak të rritjes së çmimeve dhe ka vendosur të kullufisë disa miliona edhe për vete. Për këtë natyrisht duhen përdorur tenderat.

Kështu rezulton se Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore e drejtuar nga Skënder Brataj ka organizuar një tender që mban numrin e reerencës REF-40382-08-31-2022 dhe ka si objekt “Blerje set urgjence”. Fondi limit i kësaj procedure është 13,120,500 lekë të reja pa TVSH ose rreth 157 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Duke shfletuar dokumentat e kësaj procedure prokurimi, vihen re të paktën dy episode që ngjallin dyshime për parregullsi. Së pari në tender nuk ka marrë pjesë asnjë firmë tjetër përveç asaj që është shpallur fituese. Bëhet fjalë për kompaninë GEN – ALB FARMA në pronësi të Albano Bego dhe Marenglen Koçia.

Kjo e fundit, duke qenë edhe e vetmja pjesëmarrëse e ka patur mjaft të lehtë për të fituar. Ajo ka ofruar shifrën prej 12,990,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 155 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nëse krahasojmë këtë shifër me fondin limit të tenderit, ndodh “çudia”.

Rezulton se vlera fituese është sa 99% e tij. Me pak fjalë firma fituese jo vetëm që ka marrë pjesë e vetmja pa konkurrencë, por ka ofruar gati të njëjtën shifër me fondin limit. Të dyja këto episode rrisin dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar. Si mendoni ju, z. Brataj?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit