Ky është personi që dyshohet se e sulmoi seksualisht alpinisten

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.09.2022, 21:28

Personi që dyshoher se e sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikçi, mbrëmjen e 27 shtatorit është pejani F.Beqiraj.

Kështu ka bërë të ditur gazeta Nacionale, ndërkaq edhe alpinistja Mrika Nikçi, më herët konfirmoi se inicialet e të dyshuarit janë F.B.

Nikçi ndërkaq, përmes një shkrimi në Facebook tha se sulmuesi F.B, vjen nga një familje e njohur e qyteti të Pejës.

“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt. Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji”, ka thënë ajo.

Tutje, Nikçi tha se familja e saj i janë mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve, të cilët mundësuan identifikimin dhe arresimin e sulmuesit, për të cilin tha se ka lënë një “vragë të shëmtuar” në jetën e saj.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë se i dyshuari është arrestuar sot dhe është dërguar në mbajtje.

“Më datën 27 rreth orës 19:40 policia është informuar për një rast që ka ndodhur në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Ka ndodhë rasti i ngacmimit seksual. Policia ka punuar intesivisht për kapjen e autorit, dhe sot është bërë arrestimi i tij. I njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, më herët nga Prokuroria kanë konfirmuar se rasti ka ndodhur me datën 27 shtator.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se pas punës intensive me Policinë e Kosovës, ka identifikuar dhe arrestuar një person (me inicialet F.B) i cili dyshohet se me datën 27 shtator të këtij vitit ka sulmuar seksualisht viktimën femër. Pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Ndërkohë mediat në Kosovë raportojnë se F.Beqiraj, i dyshuari për sulmin seksual i ka fshirë të gjitha postimet nga profili i tij në Facebook.

Ky veprim erdhi pasi u zbulua identiteti i tij nga mediat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit