Durrës/ E panë duke u ushqyer tek kazanët e plehrave, vajzat blejnë bukë, byrek dhe kos për burrin e panjohur

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.09.2022, 19:08

Të mësuar me një shoqëri të egër, ku njeriu sheh vetëm vrer për njeriun tjetër, gjeste si ky i sotmi fatkeqësisht konsiderohen tepër të rrallë. Por ja që, ka edhe njerëz të mirë. Sado që "Djalli me emisarët e tij" të na vështirësojnë jetesën, Zoti ka bërë gjithmonë dritë në fund të tunelit.

Dy vajza ditën e sotme kanë bërë një veprim prej heroinash të vërteta. Ato kanë parë një njeri të panjohur duke u ushqyer nga kazanët e plehrave në Durrës dhe nuk kanë menduar dy herë. Kanë blerë bukë, byrek dhe kos me aq sa kanë patur mundësi, dhe ia ka dhënë.

Video që do të shikoni më poshtë është vërtetë prekëse. Natyrisht në të tilla raste nuk ka nevojë për fytyra, pasi ëngjëjt nuk kanë nevojë të shesin mend për veprat që bëjnë.

Shpresojmë realisht që ngjarje të tilla të shtohen sa më shumë në Shqipëri, pasi në një kohë kur shteti nuk egziston për njerëzit në nevojë, të paktën të kemi njëri-tjetrin!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit