EKSKLUZIVE/ Kush ia hëngri bukën jetimëve të gjorë të “Zyber Hallullit”?!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.09.2022, 15:22

Në një audit të fundit të KLSH u konstatua se shteti shqiptar u ka “ngrënë bukën” edhe fëmijëve jetimë. Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit u zbardh vjedhja që i kanë bërë pushtetarët sëbashku me hallkat më të dobëta të zinxhirit hierarkik të institucioneve shtetërore, bukës së Shtëpisë së Fëmijës në Tiranë “Zyber Hallulli”, nisur nga drejtoresha Suela Lilollari e deri tek Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Sipas raportit, stafi i këtij institucioni nuk ka zbatuar nivelin e kuotave financiare duke ushqyer me më pak para seç ishte parashikuar në Buxhet, fëmijët jetimë. Konkluzioni i raportit është se ata janë keq-ushqyer, teksa paratë ditore që duheshin shpenzuar për ushqyerjen e tyre në mënyrë të shëndetshme, janë zhdukur në mënyrë të paditur.

Vlerat e kuotave për vitet, 2019, 2020, 2021 kanë qenë më të ulëta se ato të miratuara, përgjegjësi kjo e institucionit shtetëror dhe drejtpërdrejt e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e cila e ka nën varësi. Akoma më i rëndë është fakti se edhe ushqimet që jetimët e gjorë konsumonin ishin jashtë standardeve të cilësisë dhe sigurisë ushqimore të konsumit.

Mishi dhe nënproduktet e tij, që janë hapur edhe procedura prokurimi publike me vlera të mëdha, rezulton se u mungonte vula dhe certifikata e kontrollit veterinar. Po ashtu nënproduktet e qumështit nuk kishin as datë prodhimi, vezët nuk përcaktohet nëse ishin brenda standardit të konsumit e buka e grurit nuk evidentohej të plotësonte ose jo standardet shtetërore.

Për çdo ditë të 3 viteve rresht, stafi i “Zyber Hallullit” ka shpenzuar 119 mijë lekë të vjetra lekë në ditë, 75 mijë lekë të vjetra më pak se standardi i vendosur prej 194 mijë lekësh të vjetra në ditë për fëmijët jetimë, ishte konstatimi në auditin e KLSH.

75 mijë lekë të vjetra në ditë për bukë për çdo ditë përgjatë 3 viteve i janë hequr nga goja jetimëve të shkretë, e teksa askush nuk mund t’u kërkojë llogari, në momentin e këtij auditi KLSH kërkon marrjen e masave për përgjegjësit dhe ushqyerjen e fëmijëve sipas standardit ushqimor të përcaktuar.

Pavarësisht faktit se përgjegjësit duhen vënë para përgjegjësisë. Nëse ndodh që ministres Ogerta Manastirliu t’i rëndojë në ndërgjegje, dëmi moral është shumë më i madh. T’u vjedhësh bukën jetimëve dhe t’i përdorësh për propagandë, është skema e ulët që ka implementuar qeveria për të mbushur kronikat e Facebook me një larmishmëri ngjyrash propagandistike.

Në një vëzhgim të fundit, JOQ ka zbardhur vlerat e vjedhura në tenderat për shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli. Autoritet Kontraktor në dy tenderat për të furnizuar me mish dhe nën produkte të tij shtëpinë e jetimëve është Agjencia e Prokurimeve të Përqendruara nën varësinë e Ministrisë së Brendshme.

Në vitin 2020, tenderi me kohëzgjatje 24 muaj është anuluar.

Në vitin 2021, tenderi me të njëjtin objekt prokurimi i është dhënë kompanisë MC Katering të Njazi Prençit, i cili e ka kaluar në emër të të birit, Gentian Prençi, pas përfshirjes në disa skandale korruptive me tendera publikë edhe me dy kompanitë e tjera të tij EGLENTI shpk dhe REGLI shpk përfituese të tenderave publikë falë lidhjeve familjare të gruas së tij, kushërirë me Safet Gjicin.

Vlera që ka përfituar Prençi për sigurim të mishit dhe nënprodukteve të tij ka qenë mbi 31 MLN Lekë pa TVSH për një kohëzgjatje prej 24 muajsh.

Mish i cili ishte i pa pajisur me vulë dhe certifikatë veterinare.

A është ndarja e pazareve mes drejtoreshës së Shtëpisë së Fëmijës dhe Pençit pakti që u hëngri bukën fëmijëve të Zyber Hallullit?!

Po lëmë SPAK të bëjë punën e tij, sipas sugjerimeve të ambasadores Yuri Kim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit