Naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut drejt Dibrës, kapet 40-vjeçari dhe dy shokët e tij

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.09.2022, 12:18

Policia e Dibrës ka arrestuar shtetasin me inicialet A. B., 40 vjeç, si dhe ka proceduar penalisht personin me inicialet F. G., 57 vjeç dhe L. K., 40 vjeç, të tre banues në Peshkopi.

Personat në fjalë akuzohen se kanë marrë naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut për ta shitur në Shqipëri.

Gjatë kontrolle intensive në ambiente të ndryshme dhe akse rrugore ku është konstatuar shtetasi F. G., duke drejtuar automjetin e tij, në të cilin është gjetur e fshehur një sasi nafte e dyshuar e kontrabanduar.

Personi me inicialet F. G., transportonte naftë me automjetin e tij dhe e depozitonte në magazinën e A.B., dhe ky i fundit merrej me shitjen e saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Black Gold”, evidentohet dhe goditet një rast i kontrabandimit të naftës. U kap duke transportuar me automjet, naftë e dyshuar kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, procedohet penalisht drejtuesi i automjetit. Vihet në pranga pronari i magazinës që depozitonte naftën me qëllim tregtimin e saj në vendin tonë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Dibër, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të ndryshme dhe akse rrugore ku është konstatuar shtetasi F. G., duke drejtuar automjetin e tij, në të cilin është gjetur e fshehur një sasi nafte e dyshuar e kontrabanduar. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi F. G., transportonte naftë me automjetin e tij dhe e depozitonte në magazinën e shtetasit A.B., dhe ky i fundit merrej me shitjen e saj.

Po në vijim të operacionit është ushtruar kontroll dhe në lokalin e shtetasit L. K., ku u gjet e fshehur një sasi nafte e dyshuar e kontrabanduar, me qëllim tregtimin e saj. Në vijim të veprimeve për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. B., 40 vjeç, dhe janë proceduar penalisht shtetasit F. G., 57 vjeç dhe L. K., 40 vjeç, të tre banues në Peshkopi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit