MF: Kthimi i mjeteve të TVSH-së ndaj ekonomisë me vlerë prej 500 milion eurove

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.09.2022, 10:46

Maqedonia e Veriut, me një periudhë prej vetëm 9 muajve, këtë vit ka realizuar kthimin e TVSH-së ndaj ekonomisë me vlerë prej 30.7 miliardë denarëve. Ky është niveli më i lartë historik i kthimit të mjeteve të TVSH-së ndaj ekonomisë deri më tani.

Për krahasim, vlera e kthyer ndaj kompanive gjatë nëntë muajve të këtij viti është 48.9% më shumë krahasuar me kthimin e TVSH-së kryer për 12 muajt e vitit 2021, ndërsa krahasuar me vitin 2020 dhe 2019 kjo përqindje është mbi 70%, respektivisht 72.8% dhe 75.5%.

Kjo tregon përforcimin e mbikëqyrjes inspektuese nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, efikasitetin më të madh në arkëtimin e të hyrave tatimore dhe kështu mundësohet realizimi i përshpejtuar i kthimit të TVSH-së.

Të dhënat për kthimin e TVSH-së sipas viteve tregojnë se kjo vlerë është në rritje nga viti në vit.

Kështu që, për tërë vitin 2019 është kryerkthim prej 17.5 miliardë denarëve, në vitin 2020 janë kthyer 17.8 miliardë denarë, në vitin 2021, 20.6 miliardë denarë dhe në vitin 2022 vetëm për nëntë muaj janë kthyer 10.1 miliardë denarë më shumë krahasuar me vitin 2021.

Kthimi i TVSH-së në nëntë muajt e vitit 2022 është 19.3 miliardë denarë më i lartë sesa kthimi i TVSH-së në të njëjtën periudhë të vitit 2014.

Sipas viteve, kthimi i TVSH-së në vitin 2014 për të njëjtën periudhë ka qenë në vlerë prej 11.4 miliardë denarëve, në vitin 2015 prej 12.1 miliardë denarëve, në vitin 2016 prej 11.6 miliardë denarëve, në vitin 2017 prej 13.8 miliardë denarëve, në vitin 2018 prej 17.5 miliardë denarëve, në vitin 2019 dhe 2020 prej 18.2 miliardë denarëve, ndërsa në vitin 2021 kthimi i TVSH-së ka qenë në vlerë prej 30.7 miliardë denarëve.

Kthimi i TVSH-së ndaj ekonomisë nënkupton përkrahje të likuditetit dhe konkurrencës së kompanive, ndërsa është veçanërisht e rëndësishme që të kryhet rregullisht dhe në kohë, me ç’rast kjo u jep garanci kompanive, ndërsa është veçanërisht e rëndësishme në kushtet e krizës, siç është rasti me pandeminë Covid-19 gjatë viteve të kaluara dhe krizën aktuale energjetike dhe të çmimeve.

Kjo dinamikë në procesin e kthimit të TVSH-së, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke marrë parasysh se ky proces do të jetë tërësisht i automatizuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit