Procedurat për liberalizimin e vizave nisin formalisht më 13 tetor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.09.2022, 10:15

Liberalizimi i vizave për Kosovën ka hyrë në agjendën e grupit punues për viza në takimin e 13 tetorit. Nga kjo datë do të konsiderohet se edhe zyrtarisht kanë filluar procedurat përkatëse legjislative, të cilat do të çojnë në heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

Përfshirjen e pikës së liberalizimit të vizave gjatë muajit tetor e kishte paralajmëruar presidenca ҫeke në një letër të cilën javën e kaluar ua ka dërguar shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Kosova ka pritur për këtë moment për më shumë se dhjetë vjet.

Në vitin 2012, Kosova mori Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, ndërsa në vitin 2018 Komisioni Evropian konfirmoi se vendi i plotësonte të gjitha kriteret rekomandoi heqjen e regjimit të vizave.

Parlamenti Evropian, një nga dy institucionet që vendos për këtë, disa herë ka votuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Prej vitesh çështja ka ngecur në Këshillin e Ministrave të BE-së, i cili merr vendimin përfundimtar, për shkak të vullnetit të pamjaftueshëm politik të shteteve anëtare të BE-së për të ҫuar procesin përapara.

Sipas procedurave në institucionet evropiane, pasi Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për një vend, procesi i vendimmarrjes zhvillohet në dy pista: në nivel të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave të BE-së.

Vendimi merret me shumicë të cilësuar, që nënkupton votën e 55 për qind të shteteve anëtare, popullsia e të cilave përfaqëson 65 për qind të të gjithë popullsisë së BE-së, shkruan Rtk.

Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë lëvizjen e lirë në shtetet e Evropës.

Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut gëezojnë liberalizimin e vizave nga viti 2009 e Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria morrën liberalizimin në vitin 2010.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit