10 shqiptarë vizitojnë ‘Esko-n’ te Kryqi i Kuq, policia kap njërin prej tyre

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.09.2022, 08:24

Shqiptari 30-vjeçar, Esmin Ferhati, i arrestuar në Greqi i njohur ndryshe si “Esko” kishte një grup me të paktën 10 anëtarë shqiptarë e grekë.

“Esko” akuzohet për 5 vepra penale.

Ndër të tjera ai akuzohet për rrëmbimin e djalit 17-vjeçar të një gazetari më 11 maj 2019.

Grupi i tij me të paktën 10 shqiptarë e grekë ka rrëmbyer të miturin nga zona e Zografou teksa po kthehej në shtëpinë e tij në Pagrati.

Ata e kanë dhunuar dhe e kanë dërguar në një shtëpi ku qëndronin vetë ata duke e mbajtur peng.

Ndërkohë jashtë spitalit ku trajtohet shqiptari, kanë mbërritur dy makina me 10 shqiptarë, të cilët lëviznin në mënyrë të çuditshme dhe janë vënë re menjëherë nga ekipi i policisë që ndodhej aty.

Policia ka bërë thirrje për përforcime dhe në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipi i dytë.

Pas kësaj dy makinat shqiptare me personat që ndodheshin brenda janë zhdukur me shpejtësi.

Mirëpo policia ka arritur të lokalizojë një shqiptar, i cili u gjet i fshehur në një skutë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari është xhaxhai i të plagosurit dhe është dërguar në nëndrejtorinë e Sigurimit të Athinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit