Qytetarit i përplasin makinën, denoncon rastin dhe gjobitet me 150 mijë lekë për largim nga vendngjarja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.09.2022, 22:47

Në Shqipërinë tonë të vogël çdo ditë përballemi me situata që na bëjnë të mendojmë se disa gjëra nuk shkojnë ashtu siç duhet. Dyshimet se kush ishte gabim e kush kishte të drejtë na shoqërojnë në çdo moment.

Një qytetar është përballur sot me një dilemë të ngjashme. Ai ka treguar për JOQ ALBANIA se një makinë i ka përplasur mbrapakolpin e makinës së tij.

Qytetari thotë se pasi makina në fjalë e përplasi u largua nga vendi i ngjarjes pa u ndalur për t’u sqaruar në lidhje me atë ndodhi. Kësisoj, qytetari vendosi t’i drejtohej Komisariatit nr.5 në Kamëz meqë aksidenti kishte ndodhur aty pranë.

Por kur ka shkuar në polici për të denoncuar shoferin qê e kishte përplasur qytetari është gjobitur me 150 mijë lekë(të vjetra) pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Qytetari dëshiron të dijë se kush e ka fajin në këtë rast, shoferi që i përplasi makinën e u largua apo vetë ky që shkoi në Komisariat të denonconte rastin.

Mesazhi i qytetarit:

Me ra dikush mrapa me makine, Ecem nja 20 metra para me liru rrugen ai tipi iku fare. Ishte prane Komisarjatit 5 dhe shokave ne Komisarjat per ta denoncuar targen qe me goditi se i kisha bere foto. Polici me tha duhet te gjobis ty 150 mije lek te vjetra sepse je largu nga vendi i ngjarjes 20 metra per te shpallur ate ne kerkim. Si tja bejme tani. Kush e ka fain ai qe me goditi nga mbrapa. Une qe sdua te paguaj gjobe pa bere gje. Apo policia qe nuk pranoi denoncimin?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit