Gjimnazi i Babrrusë në rikonstruksion, nxënësit ecin deri në 12 km për të shkuar në shkollën “Bajram Curri”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.09.2022, 21:53

Vitin e ardhshëm në vendin tonë do të mbahen zgjedhjet vendore. Këto zgjedhje duket se i kanë vënë në lëvizje kryetarët e bashkive që për 4 vite nuk bënë asgjë për qytetarët e tyre.

Njëri prej këtyre kryetarëve është edhe Rakip Suli i Kamzës. Gjatë këtij 4-vjeçari në krye të bashkisë Kamëz, Suli nuk është dukur askund me investime e rindërtime për mirëqenien e banorëve të bashkisë së tij.

Por tani që afati po i mbaron është kujtuar se ka punë për të bërë. Me vendim të bashkisë Kamëz, gjimnazi “Gramoz Palushi” i është nënshtruar rikonstruksionit total.

Nxënësit e këtij gjimnazi që vijnë nga zona e Paskuqanit, Kodra e Kuqe, Babrru Shpat, Babrru Fushë dhe qendër Babrru tani duhet të bëjnë mësim në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri”.

Por këta gjimnazistë për të shkuar çdo ditë në shkollë iu duhet të ecin rreth 6 deri në 12 km në këmbë.

Një qytetar që ka denoncuar rastin në fjalë shprehet se autobusët e linjës Paskuqan-Babrru-Tiranë nuk përballojnë dot qytetarët që shkojnë në punë çdo ditë e jo më nxënësit që janë me qindra.

Sipas tij Bashkia Kamëz ende nuk ka vazhduar me punimet në gjimnazin “Gramoz Palushi” e ata që vuajnë janë vetëm nxënësit.

Mesazhi i qytetarit:

Keto foto jane bere sot per fat ne momentin qe nuk binte shi… jane nxenesit e shkolles se mesme “Gramoz Palushi” Babrru qe kete vit e kane nisur vitin arsimor ne shkollen 9 vjecare Bajram Curri njohur si zona Shkolla e Bashkuar. Shumica e nxenesve vijne nga zona e Paskuqanit, Kodra e Kuqe, Babrru Shpat, Babrru Fushe dhe qender Babrru. Minumalisht 6 km vajtje ardhje ne kembe per nxenesit nga Babrru Qender dhe mbi 12 km per nxenesit e Kodres se Kuqe etj. Nderkohe autobuzat e Linjes Paskuqan – Babrru – Tirane me vetem 7 aktiv nuk arrijne te mbajne punonjesit qe shkojne e vij e nga puna ne te gjitha zonat e Tiranes. Nderkohe nxenesit detyrohen te bejne 6 deri 12 km ne kembe cdo dite.
Bashkia Kamez nuk ka bere deri tani asnje hap per nisjen e punimeve ne Shkollen e Mesme. Nderkohe Shkolla 9 vjecare “Azem Hajdari” eshte demoluar e gjitha nderkohe nxenesit jane shperndare si zogjt e korbit! 6 deri ne 12 km ne kembe cdo dite eshte jo vetem lodhje, por edhe sfilitje!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit