Pasi përdori jetimët e “Zyber Hallullit” për foto, Ogerta Manstirliu i “heq bukën nga goja” duke i kequshqyer

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.09.2022, 21:35

Ogerta Manastirliu, ministrja aktuale e shëndetësisë, që një Zot e di se përse është ende në këtë post, duhet të ishte arrestuar kohë më parë për një sërë skandalesh në shëndetësi.

Që nga abuzimet seksuale që ndodhnin me pacientet femra në QSUT (rast i publikuar ekskluzivisht nga JOQ vite më parë), që nga korrupsioni i bluzave të bardha, që nga rrjepja që i bëhet hallexhinjve nëpër spitale, e deri tek miliardat e pafundme që ka dhënë nëpër oligarkët e farmaceutikës nëpër tendera medikamentesh e pajisjesh mjekësore.

Por jo vetëm që nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë, por përkundrazi, ka lënë “pa bukë” edhe jetimët e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. Nuk është ndonjë denoncim dosido, por është vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit që e ka vënë me “shpatulla pas murit” Manastirliun. Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” administrohet nga Shërbimit Social Shtetëror dhe ky i fundit varet nga Ministria e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas një raporti me përmasa skandali nga KLSH, mësohet se fëmijët e pambrojtur jetimë në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, janë kequshqyer duke u ushqyer më pak se sa norma ditore. Në këtë mënyrë fëmijët e gjorë nuk kanë marrë kaloritë e nevojshme sipas normës së përcaktuar. Rasti merr përmasa të mëdha pasi rezultoi se kequshqyerja e fëmijëve ka ndodhur për vitet 2019, 2020 dhe 2021.

Sipas KLSH kuota ditore në lekë e shpenzuar nga institucioni për blerjen e ushqimeve nuk i është përgjigjur të njëjtës sasi që fëmijët duhet të konsumojnë në mënyrë që të jetojnë shëndetshëm.

Lidhur me sa më sipër KLSH kërkon në raportin e tij që Shërbimi Social Shtetëror dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të marrin masa për të nxjerrë përgjegjësitë dhe për të bërë ushqyerjen e fëmijëve brenda standartit ushqimor të vendosur.

KLSH konstatoi se “Zyber Hallulli” duhet të shpenzonte 19.400 lekë në ditë për fëmijët jetimë por ka shpenzuar realisht vetëm 11.900 lekë në ditë, ose 7.500 lekë të reja më pak. Kjo është një diferencë tepër e madhe e cila është hequr nga goja e fëmijëve jetimë për 3 vjet rresht çdo ditë.

Por skandali thellohet akoma më tej kur mësohet se ushqimet e servirura për fëmijët jetimë nuk kanë qenë brenda standarteve të cilësisë dhe të sigurisë ushqimore. Kështu produktet dhe nënproduktet e mishit nuk kishin të dhëna për vulën e kontrollit veterinar dhe çertifikatë veterinare.

Bulmetërat e përdorur nuk kishin çertifikatë cilësie, analize, origjinën, masën apo datën e prodhimit. Për vezët nuk përcaktohej nëse furnizimi ishte bërë konform rregullores për normat e tregtimit të vezëve. Ndërsa për bukën e grurit nuk evidentohej nëse plotësonte apo jo standartet shtetërore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit