Vranë shqiptarin me thikë para 1 viti, shpallen fajtorë dy autorët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.09.2022, 17:43

Një 21-vjeçar shqiptar u qëllua për vdekje me thikë në Londër më 25 mars 2021.

Viktima u identifikua si Renato Geci, teksa asokohe për krimin u arrestuan një 31-vjeçar dhe një grua, që akuzoheshin se ndihmuan autorin e krimit.

Ndërkohë dy ditë më vonë, 27 mars 2021, u zbulua identiteti i autorit i cili vrau me thikë 21-vjeçarin shqiptar,

Autori u identifikua si Shaddai Smith, 31 vjeç, nga Romford.

Më pas u arrestua për ngjarjen edhe Jason Sebran, 38 vjeç.

Sot, Gjykata ka vendosur që Shaddai Smith, 32 vjeç dhe Jason Sebran, 38, të shpallen fajtorë për vrasjen e 21-vjeçarit, Renato Geci.

Autorët ishin pjesë e një grupi prej shtatë vetash me tre makina dhe një furgon, të cilët u hynë në një pronë në Granville Avenue në orët e para të mëngjesit të 22 marsit.

Adresa po përdorej si një fermë marihuane për të rritur më shumë se 200 bimë me vlerë deri në 95,000 £.

Plani i tyre u prish kur gjetën Renaton dhe vëllain e tij Vilson Gecin brenda pronës.

Vëllezërit Geci kishin fjetur, por kur dëgjuan zhurma shkuan për të kontrolluar.

Më pas, mes dy grupeve nisi një përleshje të dhunshme, në të cilën Renato u godit me një kaçavidë dhe një thikë dhe 29-vjeçari Vilson u spërkat me një lëng, që më pas u zbulua se ishte acid.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit