“Çmenden” qytetarët e Floridas/ Shkojnë për not në mes të uraganit të shkallës së 5-të

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.09.2022, 13:31

Shteti i Floridës është goditur nga uragani Ian, që është klasifikuar tashmë si një stuhi e kategorisë së pestë dhe po lëviz me një shpejtësi prej 250 kilometrash në orë.

Shumë biznese në Florida janë mbyllur dhe zyrtarët urdhëruan 2.5 milionë njerëz të evakuohen ndërsa autoritetet lokale morën të gjitha masat mbrojtëse të mundshme për të frenuar katastrofën.

Fort Myers ishte një nga qytetet e para që u godit nga Ian, me imazhe apokaliptike pas rritjes fillestare që tregonin shtëpitë e shkatërruara.

Por kjo nuk i ka penguar disa njerëz me guxim të çmendur që të dalin në rrugë dhe ta përballojnë uraganin duke notuar, duke lundruar me motor Jetski apo dhe thjesht duke valvitur flamurin amerikan.

Në Fort Meyers, pavarësisht përmbytjeve të mëdha dy persona provuan të tregonin aftësitë e tyre duke notuar në ujin që vërshonte rrugës.

Në Kepin e Koralit, një burrë u ngrit në mëngjes herët për të treguar krenarinë e tij patriotike, duke valëvitur një flamur amerikan në një rrugë të shkretë e shkatërruar nga erërat e forta të uraganit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit