Kjo është data kur kosovarët pritet të lëvizin pa viza

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.09.2022, 13:29

Ndonëse u tha se kishte përmbushur të gjitha kriteret Kosova ende përballet me kufizim të lëvizjes.

Çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, më 13 tetor, kryesimin e së cilës do të ketë Republika e Çekisë, e cila kërkoi diskutimin e kësaj teme në këtë takim.

Në këtë takim, a do ta ketë përgjigje pozitive për liberalizim të vizave?

Sipas Bekim Çollakut, Kosova i pati përmbushur kriteret për liberalizim të vizave qysh para gjashtë vjetësh, porse mungonte një vendimmarrje përfundimtare.

“Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave në vitin 2016. Menjëherë pastaj, në muajin maj të po atij viti, Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave i cili është mbështetur edhe nga Parlamenti Evropian. Mirëpo vendimmarrjen përfundimtare e ka bllokuar Këshilli Evropian duke e mbajtur Kosovën dhe qytetarët të izoluar për më tepër se gjashtë viti”, tha ai.

E nga ky takim i 13 tetorit, sipas Çollakut më në fund mund të presim një përfundim pozitiv.

“Ky izolim dhe diskriminim ka qenë i padrejtë dhe duhet të marrë fund. Takimi i radhës i Këshillit të BE-së është një mundësi e radhës që BE të marrë një vendim përfundimtar pozitiv për liberalizimin e vizave i cili është i vonuar por i mirëseardhur”, tha Çollaku.

Ndërkaq, analisti Gazmir Raci thotë se duke ditur procesin e vonuar teknik mund të ketë vonesa edhe në liberalizimin e vizave.

“Mund të jepet një përgjigje pozitive në takimin e 13 tetorit por duke ditur procesin teknik, kjo mund të marrë kohë së paku edhe gjashtë muaj tjerë”, thotë Raci.

I pyetur se cila mund të jetë koha kur do të lëvizin qytetarët e vendit, Raci përmend edhe një muaj.

“Duke ditur takimin e Këshillit të BE-së në tetor dhe të radhës pas tre dhe gjashtë muajve, muaji maj besoj se përfundimisht do të japë lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës”, thotë ai për KlanKosova.tv.

E Çollaku shprehet pesimist për kohën kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave duke ditur edhe përvojën e hidhur me BE-në.

“Përvoja e hidhur e BE në këtë proces, nuk lë hapësirë për entuziazëm, prandaj nuk mund të spekulojmë për një vendim që nuk varet nga ana e jonë, mirëpo varet tërësisht nga BE-ja”, tha Çollaku.

Menjëherë pas marrjes së vendimit për takimin e 13 tetorit të Këshillit të BE-së, pati reagime për meritat e atyre që e sollën vendin deri në këtë pikë.

Partitë opozitare komentuan se edhe pse ky vendim mund të merret në kohën e qeverisjes së LVV-së, meritat nuk i takojnë asaj duke ditur edhe mungesën e njohjeve dhe aplikimin në organizata ndërkombëtare.

Njëjtë mendon edhe Çollaku, sipas të cilit meritat i takojnë qindra zyrtarëve shtetërorë të cilët punuan për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave që nga viti 2012.

“Kurdo që të ndodhë vendimi pozitiv përfundimtar për liberalizimin e vizave, meritat iu atribuohen qindra e mijëra zyrtarëve shtetërorë të cilët kanë punuar në mënyrë sistematike për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave që nga viti 2012 e deri në vitin 2016, respektivisht 2018”, tha ish-ministri i Integrimit Evropian.

Ndërkaq, sipas Racit përveç që s’mund t’i lihen të gjitha meritat qeverisjes aktual. Në anën tjetër në disa pika është ajo që tregoi disa anë pozitive të progresit shtetëror që mund t’i ketë bindur shtetet fqinje.

“Për liberalizimin e vizave, meritat s’mund t’i lihen të gjitha qeverisë Kurti, edhe pse me luftën kundër krimit dhe korrupsionit ka bërë që shumë shtete të binden në mirëfunksionimin e vendit”, përfundoi Raci.

Kujtojmë se javës së kaluar edhe Franca, Gjermania e Polonia përmes një deklarate të përbashkët kanë bërë thirrje për progres në procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit