Kryeministrja e Italisë: Do kalojmë ligjin anti-Soros në Parlament

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.09.2022, 10:04

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni është udhëheqësja e parë femër e Italisë dhe për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore vendi do të ketë një lider të ekstremit të djathtë.

Giorgia Meloni mbështet sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe ka zbutur retorikën ndaj Evropës.

Ajo përqafon një slogan të vjetër të miratuar nga fashistët "Zoti, atdheu dhe familja", ajo është shprehur kundër "lobit LGBT" dhe ka bërë thirrje për një bllokadë detare të Libisë për të ndaluar migrimin.

Së fundmi Meloni është përgjigjur komenteve të multimiliarderit amerikan, George Soros, pas zgjedhjeve parlamentare në Itali.

Kryeministrja e Italisë e quan Soros spekulant që synon të dobësojë sovranitetin e shteteve ku ai vepron, përmes politikave që promovon.

Ajo paralajmëron se qeveria e re italiane e kryesuar nga ‘Vëllezërit e Italisë’ do të miratojnë një ligj anti-Soros për të mbrojtur kombin.

“Në Itali ka akoma persona që ftojnë të flasë në publik George Soros. Dhe e quajnë filantrop, por po flasim për një spekulant, i cili në vitin 1992 na kushtoi disa miliardë lira për t’u pasuruar. Dhe çfarë do të na mësonte ai? George Soros tani vazhdon duke thënë se ai është i shqetësuar për mënyrën se si votuan italianët dhe ne shpresojmë që në të ardhmen të jetë edhe më shumë. Nëse qeveria bën punën e saj, ashtu siç do, ligji i Vëllezërve të Italisë do të miratohet për të parandaluar njerëz si ai të financojnë organizatat joqeveritare (të njohura edhe si OJQ), të cilat favorizojnë emigracionin e parregullt. Sepse qëllimi që kanë është të dobësojnë sovranitetin, shtetet dhe për të fituar spekulantët. Soros, shpresojmë shumë që të bëhesh merak sepse ne do kalojmë ligjin anti-Soros në Parlament“, u shpreh Meloni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit