Jovanoviq: Mafiozët fshihen prapa lypsarëve të mitur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.09.2022, 09:17

Është arrestuar një shkupjane e cila fëmijët e saj të mitur i ka detyruar të kërkojnë lëmoshë në rrugë. Në njoftimin e policisë thuhet se të njëjtën ditë në bulevardin “Serbia” dhe “Jane Sandanski” dy fëmijët janë parë duke lypur. Ky është vetëm një nga rastet kur policia ka vepruar për të parandaluar këtë lloj shfrytëzimi të fëmijëve. Çdo ditë, në çdo qytet të Maqedonisë shihen fëmijë që kërkojnë para në rrugë.

Kryetari i OJQ “Ndërtojmë të ardhme”, Ilija Jovanoviq, thotë se prapa këtij fenomeni fshihet krimi i organizuar nga mafiozët.

“Lypsarët janë në qendra tregtare, banka, markete, barnatore dhe në të gjitha vendet ku janë qytetarët, janë edhe ato. Por prapa atyre lypsarëve, qëndrojnë mafiozët e mëdhenj, ku edhe policia është e përfshirë. Po shteti i njeh, por nuk e di pse ende hesht. Kemi diskutuar me ministrin Oliver Spasovski dhe ne do të kërkojmë për të ndryshuar ligjin për këtë mafia të organizuar, që të përgjigjen penalisht dhe të vuajnë dënimin me burg prej 10 deri 15 vite burg.”- deklaroi Ilija Jovanoviq, kryetar i OJQ “Ndërtojmë të ardhme”.

Kohëve të fundit është shtuar numri i lypsarëve që janë në moshë të mitur. Jovanoviq tregon po ashtu se një numër i madh i tyre përdorin edhe lëndë narkotike, ndërsa edhe disa prej tyre kanë ndërruar jetë.

“Nuk shkojnë në shkollë, rreth 18.700 fëmijë janë të pa arsimuar, nuk kanë as shkollim tetëvjeçar, as shkollë të mesme, as çerdhe.”- pohoi Ilija Jovanoviq, kryetar i OJQ “Ndërtojmë të ardhme” për tv21.

Nga Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale kërkuam përgjigje për numrin e fëmijëve që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugë.

“Përmes punës në terren të qendrave të punës sociale dhe ekipeve të lëvizshme, janë detektuar rreth 70 fëmijë në rrugë, në kryeqytet dhe qytete të tjera. Shumica e tyre janë në rrugët e Shkupit. Ekipet kryejnë aktivitete në terren në lokacione kritike tashmë të përcaktuara në territorin e Shkupit, me qëllim të ndalimit të shfaqjes të “fëmijë në rrugë”, me parandalim dhe aktivitete edukative”- thanë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga kjo ministri informojnë se në Shkup janë 2 qendra ku mund të qëndrojnë fëmijët gjenden rrugëve, edhe atë në Kisella Vodë dhe Shuto Orizarë, të dyja me kapacitet total për pranimin e 70 fëmijëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit