Dy javë sorollatje për bonusin e bebes, babai: Na thonë s’ka fonde, Veliaj mos të na mashtrojë me pampersa

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.09.2022, 21:40

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në vitin 2016 premtoi se të të gjithë fëmijët që do të lindin në Tiranë do të pajisen me një bonus në formë çeku.

Sipas tij çdo fëmije që do të lindë në kryeqytet do t’i hapet një llogari bankare nga Bashkia e Tiranës me 5 mijë lekë. Këto para që në fund të fundit janë nga xhepat e qytetarëve të Tiranës kohët e fundit nuk po duken askund.

Një qytetar i Tiranës i cili së fundmi është bërë prind thotë se ka dy javë që sorollatet nëpër banka për të marrë çekun por mungojnë fondet. Sipas tij në banka s’ka fonde dhe ai ka shpenzuar 200 mijë lekë(të vjetra) vetëm për naftën për t’u interesuar për bonusin që fëmija e tij meriton.

Ai jeton në fshat dhe prej dy javësh vjen në Tiranë për t’u interesuar për bonusin e fëmijës së tij. Ai i bën thirrje Veliajt që të mos i mbajë me gënjeshtra e premtime boshe pasi po shpenzojnë edhe paratë për ushqimin e fëmijës duke u sorollatur nëpër banka.

Ndërkohë që në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si bashkia iu ka dhënë bebeve pako me pampers, shampo e kremëra që nuk zgjasin as për dy javë.

Mesazhi i prindit:

Pershendetje JOAlbania,lali eri na ka premtuar nje çek per cdo femi qe lind por kemi dy jav qe sillemi lart e posht dhe ska fonde thon te banka ,un rri ne fshat dhe deri me tani kemi shpenzuar 200 mij lek naft duke vajt ,cdo dit te banka dhe lek ska ,tepakten mos te na maj me rrena sepse prishem dhe leket qe kishim per te ushye fmin ,flm nese e postoni kte video

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit