Prokuroria e Speciales i paraqiti krerët e UÇK-së si “bandë e krimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.09.2022, 18:44

Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po e vazhdojnë në Hagë betejën e tyre për të arritur deri tek një vendim që atyre do t’u siguronte mbrojtjen në liri. Sidoqoftë, këtë vendim po refuzon ta marrë tash e gati tre vite gjyqtari paraprak në Speciale, i cili në secilën rrethanë ka vendosur pro argumenteve të Prokurorisë.

Avokati amerikan i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka ngritur alarmin mbi pretendimin se Prokuroria dhe Gjykata e Speciales po e arsyetojnë çdo stërzgjatje të paraburgimit për krerët e UÇK-së, duke e klasifikuar atë si “normale”, shkruan lajmi.net.

Në një parashtresë, Keohe ka thënë se gjyqtari paraprak duhet ta shmang pikën kur vlerësohet se kohëzgjatja e paraburgimit është bërë e paarsyeshme.

Ai ka thënë se Prokuroria dhe Gjykata po mbështeten në argumentet fillestare në kohën kur është arrestuar Thaçi, mirëpo që tani, gati tre vite pas, ato arsye kanë pushuar.

“Përgjigja e Prokurorisë në thelb synon t’i mbyllë këto procedura nga funksionimi i Rregullës 56(2), duke u përpjekur të justifikojë kohëzgjatjen e burgimit paraprak të z. Thaçi, duke vënë në dukje faktorët mbi të cilët u mbështetën për të justifikuar burgosjen e tij në radhë të parë. Duke iu referuar vazhdimisht rreziqeve të ndërhyrjes së dëshmitarëve dhe duke vënë në dukje konkluzionet e Trupit Gjykues të Gucatit dhe Haradinajt se “kërcënimi serioz i frikësimit dhe ndërhyrjes së dëshmitarëve në Kosovë mbetet aktual”, Prokuroria nuk e kupton pikën. Gjyqtari i procedurës paraprake edhe më herët ka urdhëruar burgosjen e z. Thaçi dhe arsyet janë të njohura. Pyetja e duhur është nëse kohëzgjatja e burgimit të tij tani është bërë e paarsyeshme. Sipas logjikës së Prokurorisë, nuk ka një kohë të gjatë që e kthen ekuilibrin në paarsyeshmëri, për shkak të arsyeve në të cilat mbështetej për burgosjen e tij fillestare. Ky arsyetim rrethor nuk arrin të përfshihet në asnjë mënyrë kuptimplotë me parashtresat e Mbrojtjes. Natyrisht, në çdo rast përpara Gjykatës, do të ketë një pikë në të cilën kohëzgjatja e burgimit para gjykimit bëhet e paarsyeshme. Rregulli 56(2) i Rregullores kërkon që gjyqtari i procedurës paraprake ta shmangë atë”, thuhet në parashtresën e Keohes.

Ajo çka është edhe më alarmante në këtë mes, është se Keohe thotë se Prokuroria, duke dashur ta arsyetojë kohën e mbajtjes në paraburgim të krerëve të UÇK-së, ka krahasuar rastin e tyre në Speciale me banda kriminale e krim të organizuar.

“Në mënyrë alarmante, në justifikimin e arsyeshmërisë së 22 muajve të paraburgimit të pandërprerë, PSP-ja i referohet “rasteve që përfshijnë veprimtari kriminale të organizuar” dhe më pas citon tre raste të GJEDNJ-së që kanë të bëjnë me persona të dyshuar si pjesëmarrës në bandat dhe grupet e organizuara kriminale. Çdo sugjerim se ky rast përfshin krimin e organizuar, ose se mund të hiqen paralele me rastet që përfshijnë bandat kriminale, është i pasaktë dhe duhet të shpërfillet”, është shprehur Keohe.

Gjyqtari paraprak para pak kohësh ka refuzuar lirimin nga paraburgimi të Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, teksa një vendim së shpejti pritet të merret edhe për Thaçin e Rexhep Selimin.

Çdo kërkesë e ankesë për lirim nga paraburgimi deri tash, pavarësisht garancave të Policisë e shteteve të treta, është refuzuar nga gjyqtari paraprak, panelet e Apelit si dhe ato të Supremes që funksionojnë në kuadër të Speciales

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit