Lëvizje të reja në SBASHK, kërkohen mendimi i anëtarësisë për pezullim të grevës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.09.2022, 14:39

Kanë kaluar më shumë se një muaj nga kur Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka nisur grevën. Me datë 1 tetor bëhet një muaj mungesë mësimi në shkollat e Kosovës. Por duket se më në fund do të ketë lëvizje në këtë drejtim.

SBASHK ka bërë të ditur se po kërkon mendimin e anëtarësisë për pezullimin e grevës në arsim.

Në njoftimin për media bëhet e ditur Këshilli grevist i SBASHK-ut bazuar në kontratën kolektive dhe sipas ligjit për grevën, e duke e analizuar ecurinë e grevës deri më tash, kërkon mendimin e anëtarësisë greviste që nga çerdhet e deri në universitete lidhur me idenë për pezullimin e grevës më së largu deri në janar 2023 dhe që grevistët t’i rikthehen mësimit që nga data 3 tetor 2022.

Lexoni të plotë njoftimin:

Në ditët e sotme mësimdhënësit janë nëpërkëmbur, dinjiteti u është cenuar, e ata historikisht janë të njohur për sakrificën e tyre përgjatë viteve. Këtë nëpërkëmbje mësimdhënësit e kanë përjetuar viteve të 90-ta, gjersa lëkura e tyre ende i mban mend qëndrimet autoritare dhe dhunën sistematike me qëllim të nënshtrimit të sistemit të arsimit. Reklama

Që nga paslufta, përgjatë muajit të kaluar, është hera e parë që mësimdhënësit e përjetuan të njëjtën situatë. Ule dinjitetin e mësimdhënësve dhe do të kesh popull të nënshtruar dhe pa mendim kritik. Qeveria inatçore vazhdoi me nëpërkëmbjen e mësimdhënësve, duke na quajtur jo vetëm analfabetë por edhe ‘të shitur’ të agjendave armiqësore madje edhe vegla të partive opozitare, që është orvatje patetike dhe infantile. Qeveria tregoi se nuk e ka prioritet zhvillimin e arsimit përmes angazhimit cilësor dhe të dinjitetshëm të mësimdhënësve.

Si rezultat i mungesës së dialogut të mirëfilltë social, kërkesës së sinqertë të këshillit të prindërve që mësimdhënësit të jenë bashkë me fëmijët dhe të nis viti shkollor, për parandalimin e ndikimit të eksponentëve të qeverisë me agjendë përçarëse të kolektiveve shkollore dhe dyshimit tonë se greva sikur po i duhet Qeverisë për ta mbajtur vëmendjen e opinionit drejt grevës. Reklama

Duke parë se pas gjithë përpjekjeve tona që të kemi dialog të mirëfilltë e të gjejmë zgjidhje të kërkesave legjitime, Qeveria vazhdon qasjen e gabuar dhe pas angazhimit edhe të njerëzve me autoritet dhe ardhjes së drejtoreshës së përgjithshme të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) që ishte zë i grevistëve dhe solli kërkesa në emër të 11 milionë kolegëve nga e tërë Evropa që të realizohen kërkesat legjitime të grevistëve, por Kurti dhe qeveria vazhdoi të dëshmoi se nuk do të zgjidh kërkesat e grevistëve.

Duke u nisur nga kjo këshilli grevist i SBASHK-ut bazuar në kontratën kolektive dhe sipas ligjit për grevën, e duke e analizuar ecurinë e grevës deri më tash, kërkon mendimin e anëtarësisë grevistë që nga çerdhet e deri në universitete lidhur me idenë për pezullimin e grevës më së largu deri në janar 2023 dhe që grevistët t’i rikthehen mësimit që nga data 3 tetor 2022. Reklama

SBAShK do t’i vazhdojë orvatjet që mësimdhënësve t’iu rikthehet dinjiteti përmes dialogut social me qeverinë ashtu që të përmbushen kushtet themelore, të:

1) mbështetjes shtesë të pagës deri në zbatimin e Ligjit për Pagat dhe sipas rritjes ekonomike përfshirë shkallën e inflacionit;

2) plotësim ndryshimit të Ligjit Nr. 04/L 131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, për ta hequr kriterin e 15 viteve kontributdhënëse,

3) plotësim ndryshimit të Ligjit të sigurimeve shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit