Po ktheheshin nga pushimet në Shqipëri/ Familja terrorizohet nga shoferi i kamionit, i kërcënon me shufër hekuri në dorë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.09.2022, 22:15

Një ngjarje aspak normale raportohet të ketë ndodhur në portin e Barit në Itali. Një familje shqiptare e përbërë nga babai, mamaja dhe fëmija 6-muajsh, po ktheheshin nga pushimet e tyre në Shqipëri.

Por sapo zbritën nga trageti, ata u përballën me një skenë e denjë për filmat horror. Ka qenë babai ai i cili ka dërguar denoncimin pranë redaksisë së Joq Albania. Ai denoncon se në vendin ku fillojnë të dalin njerëzit nga trageti, ishte një kamion me targa shqiptare i cili për pak i shtypi pasi donte të dilte shpejt.

Qytetari shprehet se i foli duke i thënë të kishte kujdes pasi ishin me fëmijë të vegjël, por menjëherë shoferi filloi t’i bërtasë.

Por duket se incidenti nuk mbaroi me kaq. Pasi vulosën dokumentat tek dogana dhe u nisën për të ikur, shoferi i kamionit ndaloi në rrugë dhe doli me një shufër hekuri në dorë në sy të familjes duke i terrorizuar. Qytetari shprehet se shoferit i bërtitën edhe disa shoferë të tjerë dhe më pas ai u largua.

Qytetari ka dërguar pranë redaksisë së Joq, fotot e kamionit ku dallohet mjaft qartë targa dhe emri i kompanisë shqiptare. Por meqenëse nuk ka pamje filmike apo prova që të vërtetojnë 100% ngjarjen, redaksisa vendosi të mbulojë për momentin të dhënat identifikuese të kompanisë shqiptare të kamionit si dhe targën.

Në vijim denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ, shqiptari sdo behet kurre jo me dal ne evrope por dhe ne hene ta dergosh i trash do ngelet. Isha me pushime ne Shqiperi, po u ktheja sot me traget nga Bari. Isha me gruan dhe nje fmi te vogel 6 muajsh. Aty ku fillojn te dalin njerzit nga trageti ishte nje kamion, desh i shtypi se donte me dal shpejt dhe un i fola, i thash avash se ka femi te vegjel... Zbriti dhe mu leshua duke bertitur, nejse u nisem rruges per me ik te vulosim te dogana. Me ndaloj ne rruge dhe doli me nje shufer hekuri aty ne sy te familjes time, u torrorizuan edhe ata. I bertiten disa shofera tjere dhe iken, i bera foto kamionit dhe i perket kompanise xxxxxxx. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit