Lirohet automekaniku që ia çau kokën fëmijës në Suharekë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.09.2022, 18:06

Ngjarja e rëndë që ndodhi në familjen Shehu në Suharekë, pasi djali 9-vjeçar dyshohet se u godit qëllimisht nga një automekanik, i rëndoi ata edhe më shumë me lirimin e të dyshuarit. Skender Bugari, 26-vjeçari i arrestuar për këtë rast është liruar me vendim të Prokurorit të Shtetit. Ai po dyshohet se ia çau kokën fëmijës që tash po trajtohet në QKUK, por siç raporton gazeta Sinjali, ai është liruar nga Prokuroria.

Lajmin për lirimin e tij e kanë konfirmuar edhe nga Policia rajonale në Prizren, ndërkohë që Prokuroria ende nuk ka kthyer përgjigje.

Bugari, që po dyshohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” do të hetohet në procedurë të rregullt për këtë rast, me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Nga praktika për lëndime të rënda, në raste tejet të rralla ka ndodhur që Prokurori të mos bëjë kërkesë për masë sigurie.

Ky rast ka tronditur jashtëzakonisht shumë familjen Shehu. Babai i fëmijës, në një rrëfim të dhimbshëm për Sinjalin ka treguar se djali i tij ka pësuar frakturë në kafkë, si pasojë e goditjes me çelës të punës nga automekaniku Bugari.

Vendimin për ta liruar, Hisen Shehu e sheh si skandaloz, pasi sipas tij kjo është bërë vetëm pse i përkasin komunitetit ashkali.

“Qëllimisht ka ndodhë, unë 99.9 për qind jam i sigurt që qëllimisht i ka ra, se fëmijës nuk i mëshohet e me ia qitë trutë jashtë. Ai trunin jashtë ia ka qitë. Qetash djali i ka mbush 9-vjeç, ai i ka 26-vjeç. Ai është drogirash, ai i ka ra me mbytë krejtë. Ai ia ka hek copë. Ne kurrë nuk kemi pasë probleme me të, por vetëm pse është ashkali i ka ra. Pse nuk i ka ra fmijes të vet ose fmijes të shqiptarit, po i ka ra fëmijës tem 9-vjeç”, tha babai i të miturit për Sinjalin.

Ai tutje ka treguar se ka biseduar me të dyshuarin përmes telefonit, i cili i ka thënë se ia ka goditur djalin nga pakujdesia, gjë që Shehu nuk e beson.

“Më ka thirrë mbramë në telefon më ka thanë që unë t’i kom ra djalit, po pahiri. I thashë pse s’i ke ra shuplakë, po i ke ra ia ke qitë trunin jashtë. Edhe ia ka hup vetëdijen, e ka rrëzu, pa vetëdije u kanë djali. E kanë marrë Policia e kanë kapë e kanë çu në Emergjencë në Suharekë. Suhareka e ka çu në Prizren, Prizreni e ka çu në Prishtinë. Ka mujtë me ia dhanë nji shuplakë nëse e ka sha”, tha Shehu.

Gjendja shëndetësore e fëmijës sipas prindit është e rëndë, pasi që sipas asaj që thonë mjekët, ai ka mundësi të humb memorien. Por pavarësisht kësaj, djali ka qenë në gjendje që të flasë dhe të tregojë atë se çka ka ndodhur.

“E kemi fëmijën në spital në Prishtinë. Gjendja e djalit nuk është e mirë, ka mundësi që e humb memorien, mjektë s’po e lajnë me flejtë se e ka prekë në tru. Djali po tregon krejt, po thotë që ka ndodh qëllimisht. Ka marrë trauma, çdo pesë sekonda, dhjetë sekonda në hava po më kcen djali. Doktori më ka thanë që ka mundësi me hup vetëdijen. Kur i ka ra kockën ia ka thy edhe krejt krytë e ka të krisun. Kocka i ka hi mrena në tru. Ma mirë t’ma kish mytë, se që ma ka ba qëta, ma ka lanë gjallë e për gazepi fëmijën. Ai është fmija jem. Ma ka djeg zemrën”, shtoi tutje Shehu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit