Punimet në gurore, banorët e Labënishtës kërcënojnë me bojkotim të mësimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.09.2022, 17:06

Guroret në Labunishtë të Strugës, dy vjet pas mbylljes së tyre nga shteti, tani po punojnë sërish. Makineritë ndërtimore gërmojnë dhe minojnë çdo ditë dhe dëgjohen shpërthime të forta që shqetësojnë banorët. Organizatat Joqeveritare kërcënojnë me bllokada dhe bojkot të mësimit në shkollat fillore lokale nëse qeveria nuk e mban premtimin.

“Por me shumë gjasa ka qenë mbyllje për nevojat e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Pas përfundimit të të gjitha atyre zgjedhjeve dhe kohës që kaloi, të njëjtat gurore u kthyen në territorin tonë, pra filluan të punojnë të gjitha guroret. Në bashkëpunim me bashkësinë lokale ndoshta do të duhet të aplikojmë masa radikale duke bllokuar rrugët dhe vetë popullata kërkon bojkotimin e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme”, deklaroi Alim Saloski – kryetar i Natura lab.

Nga sektori civil thonë se ndjehen të tradhtuar si nga autoritetet lokale ashtu edhe ato qendrore. Ministria e Ekonomisë thotë se për koncesionet e marra nga MI-TRANS, AM-IS TRANS dhe VLLASHI, Gjykata Administrative ka marrë vendime me të cilat anulohen vendimet e Qeverisë për zgjidhjen e njëanshme të marrëveshjeve për koncesion.

“Ministria e Ekonomisë i kërkoi sërish Inspektoratit Shtetëror të Inspektimit Teknik që të kryejë inspektim, sipas udhëzimeve të dhëna në aktvendimet e Gjykatës Administrative”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Saloski shprehet se më së voni deri 1 nëntor do të hyjnë në fuqi masat e paralajmëruara, siç është bojkotimi i mësimit. Disa gurore janë vetëm 200 metra larg shtëpive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit