Mitrovicasi gjen eshtra njeriu derisa po hapte një varr

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.09.2022, 12:11

Në varrezat e Zabërgjës në Mitrovicë janë gjetur disa eshtra të cilët dyshohet se i takojnë periudhës së luftë së fundit. Për RTV Dukagjini ka folur personi i cili hasi në këta eshtra duke hapur një varr për një bashkëfshatar të tij. Nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit bëhet e ditur se eshtrat janë dërguar ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Mëngjesin e të premtës, Mulla Rexhep Lushta zakonshëm ishte ftuar për të kryer procedurat fetare të një varrimi.

Por kur punonjësit e xhamisë kishin filluar të hapnin varrin, kishin hasur në diçka që atyre u duk e dyshimtë.

Në mesin e këtyre varrezave në fshatin Zabërgjë të Mitrovicës, janë gjetur eshtra që po pretendohet, të jenë të njeriut, e që dyshohet të jenë mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe Lushta.

“Ne e kemi dërgu ekipën tonë për me hapë një varr atje, e kemi pas një rast vdekje, dhe e kemi dërgu ekipën tonë me e hapë një varr, ndërkohë duke hapë, e kanë gjetë atë kufomë, më tepër nuk di, e kemi lajmëru Bajram Qerkinin”, ka thënë Lushta.

E Bajram Qerkini nga shoqata “Zëri i Prindërve”, thotë se kishte njoftuar menjëherë organet kompetente.

“Në mëngjes i ka vdekë nëna Mulla Cenit, ai është i Zabërgjës, kanë shku me hapë varrin e nënës, ekipa të cilët janë të Mitrovicës, në vendin që kanë dashtë me hapë varrin kanë hasë në një batanije të mbështjellur, një kufomë. Më kanë thirrë, u kam thënë mos e prekni, hapne diku tjetër varrin deri sa të vijnë policia, policia lokale kanë shku, i kena thirrë qëndroret, edhe i kanë marrë eshtrat ashtu sic kanë qenë, të paprekura, i kanë dërgu në mjekësinë ligjore”, ka theksuar Qerkini.

Nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit bëjnë të ditur se tashmë kanë nisur procedurat për identifikimin e eshtrave.

“Është vepruar menjëherë në kuptim të angazhimit institucional, në këtë rast kemi njoftuar sektorin e policisë për krime të luftës, të cilët përmes njësitit për persona të zhdukur, në kuadër të policisë dhe njësiteve tjera relevante, me përkrahjen e antropologut mjekoligjor, kanë qenë në vendngjarje dje, dhe i kanë tërhequr eshtrat në fjalë”, është shprehur Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit.

Njoftimin për gjetjen e eshtrave e ka bërë Policia e Kosovës.

Ndërsa Komisioni Qeveritar për të pagjetur u ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë që nëse hasin në eshtra të dyshimta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit