Automekaniku godet 9-vjeçarin, fëmija në gjendje të rëndë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.09.2022, 11:12

Një rast i rëndë ka ndodhur në rrugën “Kadri Kokollari” në Suharekë, ku një automekanik ka goditur një fëmijë të moshës 9-vjeçare me çelës të punës, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

I dyshuari tashmë është arrestuar, ndërkohë që i mituri po trajtohet në QKUK.

Nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që u prangos, si i dyshuar për këtë rast është Skender Bugari, 26-vjeçar, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë për rastin.

Siç raporton Sinjali, edhe pse i dyshuari është mbrojtur në Polici se këtë e ka bërë pa dashje, provat e siguruara dëshmojnë se goditja ka qenë e qëllimshme dhe për këtë është urdhëruar edhe ndalimi policor.

Ngjarja ka ndodhur në një servis të veturave, ku automekaniku i dyshuar goditi fëmijën teksa po riparonte një veturë.

Si pasojë e lëndimeve të marra i mituri është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore fillimisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, por për shkak të lëndimeve të rënda ai është transferuar në spitalin rajonal në Prizren e më pas në QKUK.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit