Nuk miratohet rezoluta për ndërprerjen e grevës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.09.2022, 11:23

Kuvendi i Kosovës, konkretisht mazhoranca nuk e ka votuar rezolutën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku kërkohej nga Qeveria që në një afat prej 48 orësh të zhvillojë dialog me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në mënyrë që të zhbllokohet situata me grevën. Kundër rezolutës kanë votuar 39 deputetë, pro kanë votuar 22 dhe 6 abstenime.

Rezoluta kërkonte që në afat prej pesë ditësh të përfshihet Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës në grupin punues për hartimin e Ligjit të pagave.

Gjatë ditës së djeshme shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri ka lexuar edhe tekstin e rezolutës.

“Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që në afat prej 48 orëve nga miratimi i kësaj rezolute të zhvillojë negociatat e nevojshme me Këshillin Grevist të BSPK-së, apo personat e autorizuar deri në zgjidhjen përfundimtare që siguron ndërprerjen e grevës. Kërkojmë në afat prej pesë ditëve nga miratimi i kësaj rezolute të përfshijë përfaqësuesit e autorizuar nga BSPK-janë grupin punues për hartimin e pagave, para miratimit të tij në qeveri dhe të marrë në konsideratë propozimet e tyre. Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të propozojë masat për adresimin e kërkesave të tjera të sindikatave”, tha ai.

Gjatë debatit të djeshëm parlamentar për grevën në arsim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se opozita po e përdorë grevën në arsim si armë kundër tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit