Pak ditë më parë në Thiva të Greqisë u gjet një trup i dekompozuar gjysmë i groposur. Sipas Shoqatës Shqiptare të Emigrantëve në Greqi, ky trup i përket shtetasit shqiptar Ilir Rrasa.
Në njoftimin e tyre në rrjetin social Facebook, ata shprehen se shqiptari Ilir Rrasa është me origjinë nga Elbasani dhe i lindur në vitin 1977. Sipas tyre familja ka kontaktuar për herë të fundit me shqiptarin me 4 shtator.
Më tej në njoftimin e Shoqatës thuhet se shqiptari Ilir Rrasa ka qenë i dënuar me 3 vite burg por nuk ështê i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale. Pritet analiza e ADN-së për të zbuluar plotësisht identitetin e tij.
Ndërkohë për momentin viktima ndodhet në Morgun e Athines për të perfunduar ekspertizat ligjore, për të zbuluar nëse është vrarë apo ka vdekur për shkaqe të tjera.
Njoftimi nga Shoqata e Emigrantëve:
GJENDET I VDEKUR NE THIVA TE GREQISE SHTETASI SHQIPTAR ILIR RRASA.
Policia Greke gjen nje te vdekur ne nje fshat të Thiva ne Greqise. I vdekuri ishte gjys i gruposur dhe ne trupin e tijë ështe gjetur karta e identitetit të ILIR RRASA nga Elbasani Linder ne vitin 1977.
Për këtë ngjarje është informuar Shoqata Emigranteve Ne Greqi te cilen menjëherë kemi vazhduar levizjet ne menyrë shumë Profesionale.
Pasi kemi marre çdo informacion nga drejtoria e policise Thiva, kemi rënë në kontakt me vellain e viktimes dhe jemi munduar te mesojmë gjithçka na nevojitej . Familja e viktimës me 4 Shtator ka bërë kontaktin e fundit nepermjet telefonit dhe nga ai moment kanë humbur kontaktet.
Mediat Greke kane deglaruar qe ILIR RRASA akuzohet për vjedhje dhe grabitje POR : Sipas konrakteve të shpeshta qe kemi mbajtur me ekspertin policor te Thives që ka persiper këtë qeshtje, daglaron qe I ndjeri ILIR RRASA ka kryer nje Burgim 3 vjeqar por nuk figuron ne system si person ne rrezik apo me penalitete te ndryshme.
Ngaqe kufoma është e demtuar prej ditesh dhe nuk njihet 100 % identiteti I tijë, per kētë aresye eshte marre DNI e vellait te tije dhe presim pergjigje perfundimtare ,për momentin viktima ndodhet ne Morgun e Athines për të perfunduar ekspertizat ligjore, dhe te Dale ndonje e vertetë nëse e Kane vrarë apo ndoje gjë tjetër. Shoqata e Emigrantëve po bashkëpunon me institucionet Greke për të zbardhur gjithçka është e mundur dhe të behet e mundshme trasmetimi i te vdekurit per Shqiperi.