Foshnja lind e vdekur, babai dyshon se iu ndërrua në spital

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.09.2022, 14:57

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, mbrëmë rreth orës 22:30 një foshnjë ka lindur pa shenja jete. Sipas drejtorit të kësaj klinike, shkaktar të humbjes së bebes kanë qenë komplikimet nga tensioni i lartë tek nëna, që çuan në gjakderdhje.

Por, një informatë e gabuar ka bërë që prindi i foshnjës të dyshoj që fëmija i tij është ndërruar në spital.

“Gruaja ka qenë e informuar që foshnja nuk i ka mbijetuar”, kështu tha në një prononcim për Gazetën Insajderi, Zef Ndrejaj, drejtori Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK i cili në detaje ka treguar si ndodhi rasti i cili përfundoi në Polici dhe Prokurori.

Sipas Ndrejajt, një informacion i gabuar që u përcoll tek prind i foshnjës, bëri që rasti të shkoj në polici.

Një motër e Neonatologjisë kishte informuar gabimisht prindin e foshnjës së vdekur që fëmija i tij kishte lindur mirë dhe ishte gjallë. Pasi, në atë kohë kishin qenë në lindje edhe dy gra të tjera të cila kishin kryer lindje me sukses.

Nga emocionet e frustruar, babi i foshnjës kishte menduar se rasti i ishte montuar dhe se fëmija i tij kishte lindur gjallë. Kësisoj, ai lajmëron policinë dhe të njëjtit zbarkuan në Klinikën Gjinekologjike.

Tutje, drejtori shtoi se me urdhër të prokurorit foshnja tashmë është dërguar për obduksion.

“Gruaja ka qenë e informume që foshnja nuk ka mbijetuar, derisa kanë qenë mjekët brenda, informatën e ka dhënë një person jo përgjegjëse për këtë punë, një motër e Neonatologjisë, e cila e ka informuar gabimisht prindin e foshnjës. Motra ka menduar se foshnja që ka lind mirë është e prindit që i ka vdekur foshnja. Në atë kohë kanë qenë në lindje edhe dy gra të tjera”, ka thënë Ndrejaj.

“Prindi ka menduar që ja kemi montuar rasti që foshnja ka qenë gjallë dhe ka vdekur pastaj. I ka lajmëruar policinë, kanë ardhur së bashku me prokurorin dhe me urdhër të tij foshnja është dërguar në IML”

Ndonëse, Ndrejaj tregoi se shtatzënia ka qenë me probleme të tensionit dhe zhvillimit të bebes, të cila kanë bërë që foshnja mos të mbijetoj.

“Shtatzënia ka qenë pak e komprometuar, probleme me tension, mungesë në zhvillimin e bebes. Abstruksioni i placentës rritet brenda në mitër dhe shkëputet për shkak të tensioni të lartë, në ato momente ka gjasa shumë të vogla që foshnjat të mbijetoj, pasi placenta e furnizon me gjak. Gruaja ka hyrë në operacion dhe deri sa janë bërë përgatitja për lindje foshnja ka vdekur”, ka theksuar Ndrejaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit