Pas akuzava deklarohet deklarohet Arsovska

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.09.2022, 13:45

Qyteti i Shkupit do të funksionojë ashtu siç deri më tani, por unë besoj se me personat që do të kenë pak më shumë integritet se ata që, siç e pamë, e vetmja gjë që u intereson janë prapavijat të motivuara politikisht, deklaroi sot kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska.

“Mendoj se ata vetë kanë thënë mjaftueshëm për atë që ka ndodhur në periudhën e kaluar. Pak kontradiktore, nga njëra anë kishin liri të plotë për të realizuar projekte të shumta të cilat i listojnë, dhe në anën tjetër tregojnë për një mungesë komunikimi”, theksoi Arsovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për dorëheqjen e drejtorit të NP “Parqe dhe Gjelbërime”, i cili është drejtori i pestë i ndërmarrjes publike të Qytetit të Shkupit që ka dhënë dorëheqje pas paralajmërimit të ndërprerjes së bashkëpunimit të koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE me kryetaren e Qytetit të Shkupit.

Për qytetarët është e qartë, shtoi ajo, se ata ishin aty për ta bërë punën e tyre me përgjegjësi dhe ndershmëri.

“Por nëse liderët e partive të tyre janë ata që do t’u diktojnë se si të veprojnë në jetë, më duhet të them se është keqardhje e madhe për qytetarët që prisnin diçka më shumë prej tyre”, tha Arsovska.

Në lidhje me pyetjen nëse do të ketë u.d drejtor të ri në funksionet e lira, Arsovska tha se ka afate ligjore në të cilat do të veprohet me atë që duhet të përfundoj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit