Vajza që u ngacmua seksualisht në Prishtinë është vetëm 6-vjeçare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.09.2022, 09:02

Vajza e cila ishte ngacmuar seksualisht nga një person i moshës madhore është vetëm 6-vjeçare dhe i takon komunitetit egjiptian. Në kohën kur ka ndodhur ngacmimi ajo ishte 5-vjeçare sepse ngacmimi kishte ndodhur një vit më parë. Ish-deputeti Veton Berisha ka thënë se vajza nuk ka qenë në dijeni se për çfarë ngacmimi bëhet fjalë.

Ai ka njoftuar se është arritur të identifikohet edhe vendi ku banonte e mitura ndërsa fatmirësisht ajo nuk ka pasur kontakt fizik me ngacmuesin.

Rasti është dërguar në polici dhe është duke u hetuar.

“Deri në momentin e publikimit të videos as vajza, as familja nuk e kanë ditë për ngjarjen për shkak se vajza ka qenë e asaj moshe që se ka kuptu fare çfarë lloj ngacmimi ka ndodhë me të”, ka thanë Berisha për KIKS Kosovën.

Berisha ka shtuar se ngacmimi ndaj të miturës ishte parë edhe nga një familjare e saj. Fatmirësisht ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai ka thënë se mbetet për të shpresuar që policia e Kosovës brenda mundësive të tyrë të e identifikojnë sa më shpejtë ngacmuesin seksual i cili dëgjohet nga video e publikuar!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit