Rakip Suli i Bashkisë Kamëz duket se është zotuar që të rrjepë qytetarët e Kamzës nga taksat duke gjetur si justifikim rrugët e amortizuara. E themi këtë, pasi në shumë pak ditë, Suli ka firmosur tendera me vlera marramendëse për ndërtimin dhe shtrimin e rrugëve dhe normalisht, kompanitë fituese janë miqtë e rilindasve, që nuk u ngopet barku dhe xhepi me taksat e shqiptarëve.
Së fundmi, Bashkia Kamëz ka mbyllur totalisht procedurat e një tenderi, që vetëm një prokuror i kapur totalisht nuk e quan abuziv.
Bëhet fjalë për tenderin me këtë numër reference: “REF-37105-07-26-2022” dhe me objekt “Ndërtim rrugët (Rr.Erzeni+Rr.Marubi+Rr.Valbona+Rr.Tomorri)” . Institucioni prokurues është bashkia Kamëz me në krye Rakip Sulin.
Në garën për këtë tender kanë marrë pjesë disa kompani, por fituese është shpallur bashkimi i kompanive KUPA shpk dhe STERKAJ shpk.
Siç shihet nga dokumenti i mëposhtëm, bashkimi i dy kompanive të tjera, ka ofruar më pak, por Rakip Suli e ka skualifikuar, për t’i dhënë më shumë se 556 milionë lekë të vjetra kompanive që administratorët i ka miq.
Më konkretisht, Qamil Kupa është dendur me tendera nga bashkia Kamëz dhe rikujtojmë kohën, kur për vetëm 3 tendera nga Bashkia Kamëz për pastrim, kompania KUPA shpk ka marrë rreth 200 MILIONË Lekë me TVSH, ndërkohë që njëri prej tyre është klasifikuar si REDFLAG!
Ndërsa Lulzim Sterkaj, administrator i Sterkaj SHPK, që me shumë mundësi si pronar ka Paulin Sterkaj, pasi janë kushërinj me njëri-tjetrin, pothuajse ka përfituar tendera nga të gjithë falë kushëririt rilindas.
Kushëriri i Sterkaj dhe Qamil Kupa, kanë marrë nga ky tender sa 93 përqind e fondit limit dhe siç dihet gjithmonë, sa më shumë të marrë kompania apo kompanitë fituese aq më shumë fiton edhe Rakip Suli, e aq më shumë varfërohen shqiptarët.
Se çfarë pune bën SPAK-u, askush nuk e di deri më tani.