Turpërohet edhe Juventusi, mundet nga Monza e vendit të fundit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 18.09.2022, 17:03

Juventusi nuk po e ndal serinë e rezultateve negative. Skuadra e drejtuar nga Alegri ka pësuar humbjen e radhës duke u mundur 1-0 në transferte kundër Monza.

“Njolla” e ndeshjes ishte Angel Di Maria, i cili u ndëshkua me të kuq në minutën e 40’.

Heroi i Monza ishte Gytkjaer i cili dërgoi topin në rrjetë, kur luhej minuta e 74’ e takimit.

Me rezultatin e regjistruar sot, Juventus mbetet në kuotën e 10 pikëve në vendin e tetë, ndersa Monza shkon në kuotën e katër pikëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit