Dybala vendos rekord historik me Romën në Europa League

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 16.09.2022, 08:17

Sulmuesi argjentinas, Paolo Dybala, po gjen gradualisht formën optimale dhe ka nisur të shkëlqejë me fanellën e Romës.

Sulmuesi vendosi mbrëmjen e djeshme edhe një rekord historik në Ligën e Europës, me italianët.

28-vjeçari u hodh në fushë në minutën e 46-të në sfidën ndaj HJK ku italianët triumfuan me rezultatin 3-0, teksa gjeti golin e avantazhit pas vetëm 69 sekondash në fushë.

Ky ishte goli më i shpejtë në historinë e Romës në Ligën e Europës, që një lojtar i future nga stoli kishte realizuar me fanellën e skuadrës kryeqytetase.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit