Dyfytyrësia banale e Erion Veliajt/Dje e përqafoi nënën nga Zall Herri, sot i çoi policët për t’i marrë domatet

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.09.2022, 18:49

Ditën e djeshme Erion Veliaj dhe Edi Rama dhanë shfaqjen e rradhës para syve të publikut me një ceremoni në Zall Herr të Tiranës ku propaganduan se strehuan në shtëpi të reja disa familje të prekura nga tërmeti. Siç e kërkon “adeti” si Rama ashtu dhe Veliaj nuk lanë banor pa dalë së bashku në fotografi.

Foto kryesore e propgandës së djeshme ishte dalja e Veliajt dhe Ramës ngjitur me dy nëna me shami nga komuniteti i Zall Herrit. Madje Erion Veliaj nxitoi të dilte në fotografi edhe duke e kapur përqafe njërën nga nënat a thua se dashuria e tij për të ishte e pafundme.

Por për fat të keq, sot rezultoi se përqafimi i Veliajt me nënën e Zall Herrit nuk ishte shprehje dashurie dhe përulësie për të, por propagandë e pastër e cila sot u shndërrua në një thikë pas shpine për atë nënë. Pse do thoni ju?

Sepse po e njëjta nënë u përball sot me policët e Veliajt të cilët me harbutëri shkuan t’i sekuestronin domatet dhe sallatën a thua se po ndërtonte ndonjë pallat pa leje si Morina apo Salillari.

Është e habitshme në fakt se si Veliaj dhe policët e tij mund të gjurmojnë dhe gjejnë çdo nënë me shami që shet perime në çdo cep të Tiranës, por e kanë të pamundur të shikojnë se si pallate me 9 apo 12 kate pa leje ndërtohen në një ndër zonat më të kërkuara të Tiranës siç është Liqeni i Thatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit