Erion Veliaj pajtohet me Shkëlqim Fushën/ 12+2 MILIARD LEKË për Piramidën

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.09.2022, 12:14

Shkëlqim Fusha, përfituesi i MILIARDA LEKËVE nga tenderat publikë, kryesisht nga Bashkia e Tiranës do t’i shtojë pasurisë së tij një +2 miliardësh tjetër për Rijetësimin e Piramidës.

Se për çfarë do të shkojë kjo shumë e shtuar 12 MILIARDËSHIT të tenderit fillestar, në kontratë nuk është e specifikuar. Vlera totale e kontratës për Rijetësimin e Piramidës do i kalojë 14 MILIARD LEKË pa TVSH.

Tenderi i është dhënë nga Erion Veliaj me Negociim pa njoftim për shtesë kontrate, duke e klasifikuar procedurën tenderuese me Flamur të Kuq për pazar dorë më dorë.

Fusha në bashkëpunim me Erion Veliajn janë përgjegjës për shpalljen e Tiranës qytetin më të pisët të Europës.

Titull ky me të cilin kryebashkiaku nuk guxon ta dekorojë veten publikisht, por e përndjek damka që i kanë vënë qytetarët sa herë i denoncojnë kazanet me plehra të mbushur në lagjet kryesore të kryeqytetit.

Kontrata fillestare që ka lidhur Bashkia Tiranë me FUSHA shpk në vitin 2020 ka patur vlerën e 12 MILIARD LEKËVE pa TVSH.

Pak kohë më parë Veliaj e kërcënonte publikisht se do i hiqte Fushës tenderin e pastrimit të Tiranës dhe do i ndante pazaret me një tjetër oligark.

Duke qenë se Veliaj i ka rregulluar marrëdhënien me oligarkun e pastrimit e ndërtimit, tashmë qoka prej 2 MILIARDËSH LEKË me paratë e popullit i futet oligarkut pa shumë mund në xhep.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit