Manastirliu u jep oligarkëve të Shëndetësisë 1 MLD LEKË të popullit/ Nipi i Vilma Nushit, Eduard Curraj dhe Tit Vasili

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.09.2022, 19:19

Ashtu siç denoncuam edhe në tenderin paraardhës, Petrit Vasili para shtatorit ka marrë një sërë temderash me vlerë të majme në Shëndetësi me kompaninë në emër të djalit të dajës, para se të niste luftën kundër korrupsionit të PS.

Në një tender të Shëndetësisë, ministrja Ogerta Manastirliu ka gjetur një grup të spikatur oligarkësh të kësaj fushe dhe i ka dhuruar mbi 1 MILIARD Lekë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Përfitues po ashtu është edhe Endrit Hido nipi i i oligarkes së koncesionit të Check Up Vilma Nushit, me kompaninë e tij TRIMED dhe oligarku i ilaçeve dhe farmacive Eduard Curraj i Delta Pharma.

Tenderi është shënuar me Flamur të Kuq për mungesë Konkurrence. Që do të thotë se grupi i oligarkëve kanë hyrë në garë të sigurt se do i fusin paratë e popullit në xhep.

Gjatë muajve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka hapur thesin dhe ka nisur të flakërojë në ajër taksat e shqiptarëve duke u mbushur xhepat biznesmenëve për punë që nuk kryhen apo për ilaçe që mungojnë.

Më tej, redaksia e JOQ Albania do të bëjë publike të gjitha aferat e Shëndetësisë që prej një kohe të gjatë duhet të ishin vënë nën hetim nga SPAK për abuzim me paratë publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit