Petrit Vasili merr 2 MILIARD Lekë nga Ogerta Manastirliu

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.09.2022, 17:14

PL, ose Partia e Lekëve e rikonceptuar nga Ilir Meta, është rifutur në politikë me vendosjen e këtij të fundit sërish kryetar pas shkatërrimit që i bëri partisë Kryemadhi në zgjedhjet e 25 Prillit.

Aleati i ngushtë Tit Vasili, pronar i një kompanie të madhe në Shëndetësi e një rrjeti të gjerë farmaceutik, u zotua se bashkë me Metën do të luftonte korrupsionin në PS sapo të niste shtatori, sepse gjatë muajve të verës ka përfituar tendera me vlerë të frikshme nga qeveria.

MEGAPHARMËN, kompaninë që e ka kaluar në emër të djalit të dajës Rasim Hamzarajt (Luçit). Ky i fundit ia ka shitur aksionet e tij me letra Monika Hamzarajt.

Petrit Vasili i ka dhënë kompanisë së tij tendera me vlerë 9 MLN € gjatë kohës që ka qenë ministër shëndetësie dhe në shtator i premton popullit se do të luftojë korrupsionin.

Ndërkohë që biznesi familjar vazhdon të lulëzojë brenda fisit të Vasilit, ky i fundit ka pritur shtatorin të hapë luftë ndaj PS së bashku me Ilir Metën.

Është vetëm një tender prej shumë të tjerëve që Vasili ka përfituar gjatë muajve të verës nga Ministria e Shëndetësisë, ky me vlerë mbi 2.1 MLD Lekë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit