Enkelejd Joti gati të zërë vendin e Thoma Gëllçit në burg, ofron 115 MLN lekë për servisin e makinave

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.09.2022, 16:56

Drejtori i ri i RTSH-së, Enkelejd Joti, duket se do të ndjekë fatin e Thoma Gëllçit, duke u bërë gati për disa muaj burg, nëse SPAK i vihet seriozisht dhe nuk pyet për miqësinë që ai ka me kryeministrin Edi Rama. Joti, pasi mbushi mirë xhepat në QSUT, po tenton të zhvasë sa më shumë në drejtimin e RTSH-së, që nuk mund ta quajmë aspak një televizion shtetëror në shërbim të qytetarëve, por televizion i regjimit në shërbim të pushtetit.

Mjeku i njohur thirrje drejtorit të QSU: Jep dorëheqjen, ti nuk ke moral të drejtosh klasën më të edukuar të vendit! - Rilindja Demokratike

Së fundmi, Enkelejd Joti ka hapur një tender dhe ka ofruar plot 115 milionë lekë për servisin e makinave të RTSH-së, makina që kryesisht përdoren më shumë për qejfet e punonjësve se sa për të shkuar në zonat ku shqiptarët kërkojnë që t’u zgjidhet halli. Mos të harrojmë aksidentin që djali i Martin Lekës, zv/drejtorit të RTSH-së, shkaktoi me makinën në pronësi të RTSH-së. Aksidenti nxorri zbuluar se pavarësisht se makina ishte blerë dhe furnizohej me naftë nga paratë e shqiptarëve, përdorej për qejfin e djalit të Martin Lekës.

Tenderi i kontraktuar së fundmi nga Drejtoria e Përgjithsme e RTSH-së mban këtë numër reference (REF-40394-09-01-2022) dhe ka si objekt “Mirëmbajtja e automjeteve të Radio Televizionit Shqiptar.”

Ende nuk dihet se cila kompani do të jetë fatlumja që do fitojë këtë tendeer, por që me siguri, Enkelejd Joti do të marrë një dorë të mirë, pasi është çmenduri, që servisi i makinave, të kushtojë më shumë se 100 milionë lekë për 12 muaj. Për më tepër, zakonisht, makinat e RTSH-së merren të reja dhe është shumë e rrallë që të shfaqin probleme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit