Çudirat e Sakos, i jep 660 milionë firmës LIQENI VII ndonëse 15 firma të tjera dhanë oferta më të lira

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.08.2022, 21:54

Emiriana Sako, kryetarja e Bashkisë Durrës, duket se befas është zgjuar nga gjumi dhe po zhvillon njëri pas tjetrit shumë tendera të dyshimtë dhe në shifra të frikshme. Rasti më i fundit dhe njëkohësisht ndër më të çuditshmit është ky që do t’ju paraqesim ditën e sotme.

Rezulton se kjo zonjë ka shpallur fituese të një tenderi firmën LIQENI VII megjithëse 15 firma të tjera dhanë oferta më të lira. Si ka mundësi, mund të pyesni ju me të drejtë? Këtë përgjigje duhet t’ia lëmë SPAK. Por ky i fundit duket sikur ka filluar të kalojë shumë kohë në gjumë, për arsye që nuk dihen.

Por për cilin tender bëhet fjalë më konkretisht? Procedura që po trajtojmë mban numrin e referencës REF-28961-05-13-2022 dhe ka si objekt “Rikonstruksioni i hapësirave publike në bllokun e banimit në Lagjen Nr.17 dhe tek Muzeu i Dëshmorëve”, për një fond limit prej 62,490,403 lekë të reja pa TVSH ose rreth 750 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Në garë kanë marrë pjesë 22kompani, nga të cilat 15 kanë ofruar vlerë më të vogël sesa firma LIQENI VII që u shpall fituese. Madje mjafton të vëmë në dukje se diferenca mes këtij fituesi dhe kompanisë me ofertën më të ulët është plot 240 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Ky është një fakt që nxit dyshime të mëdha se kemi të bëjmë me një tender ku fituesi ka qenë i paracaktuar paraprakisht dhe se procedura e tenderit ka qenë veç një farsë. Jo vetëm kaq, por vlera fituese rezulton të jetë sa 88.4% e fondit limit, një tjetër aspekt i dyshimtë i këtij tenderi.

Sidoqoftë, fakt është se tashmë 660 milionë lekë nga taksat e durrsakëve përfunduan në xhepat e pronarit të LIQENI VII, Ramazan Kalia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit