Bashkia e Kavajës në faliment, kryetari Redjan Krali aheng me 300 të ftuar tek kompleksi luksoz   

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.08.2022, 21:20

Siç e kemi thene thuajse përditë, Shqipëria është vendi i çudirave. Dhe kjo gjë fatkeqësisht faktohet përditë nga ato që shohim. I tillë është edhe rasti në vijim, i cili mund të klasifikohet denjësisht si një çudi e vërtetë shqiptare.

Siç e dini, ditët e fundit ka dalë në media njoftimi zyrtar nga ana e qeverisë se disa bashki të vendit kanë “falimentuar” dhe për këtë do të caktohen administratorë për t’i nxjerrë nga situata e keqqeversijes.

Por ndonëse bashkia e tij është në faliment, kretari i Bashkisë Kavajë, Redjan Krali, duket se nuk e ka aspak problem të harxhojë shuma marramendëse për të festuar ditëlindjen e tij të 39-të. Krali ka lindur në datë 28 gusht 1983 dhe pikërisht mbrëmjen e djeshme ka festuar në një resort luksoz në Golem.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë tonë, Redjan Krali ka festuar ditëlindjen në shoqërinë e 300 te ftuarëve nga administrata e Bashkisë Kavajë, ku vetëm këngëtarët janë paguar 20 mijë euro. Siç do ta shihni dhe nga pamjet, nuk munguan as balerinat që bënin lojëra me zjarr.

Në vijim mesazhi i qytetarit dhe video e dërguar pranë redaksisë së Joq Albania:

Pershendetje JOQ! Bashkia ne faliment kryetari aheng... Nga kto abuzime dhe kjo arrogance falimenton bashkia dhe Shqiperia. Bashkia Kavaje eshte shpallur e falimentuar ndersa kryetari i saj feston 39 vjetorin me 300 te ftuar administrate te bashkise tek kompleksi Fafa. Festa eshte zhvilluar mbrëmë. Vetem kengetare jane paguar 20,000 euro. Faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit