SKANDALI/ Shteti i ka dhënë 8 MILIARD Lekë qyl, Manastirliu i jep 700 MLN Lekë koncensionarit të hemodializës EVITA

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.08.2022, 15:28

EVITA një kompani koncesionare dhe Pegasus një kompani e një pronari koncesionar, në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë përfituar një tender me vlerë 720 MLN Lekë pa TVSH nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut.

Institucioni nën varësi të Ministrisë së Shëndetësisë ia ka dhënë tenderin kompanive si operatorë konkurrentë të vetme të garë. Kjo Procedurë Prokurimi Publik është shënuar me Flamur të Kuq për Mungesë Konkurrence.

Objekti i tenderit është “Blerje kite reagene për testimin me metodën NAT” të mostrave të gjakut, që konsiston në testimin e gjakut për HIV2 dhe HIV1.

Ironia në këtë tender është se zotëruesit e këtyre kompanive, De Facto Klodian Allajbeu i EVITA-s (ish-kompanisë së vajzës së xhaxhait) së koncesionit të Hemodializës dhe Janis Karathanos i Pegasus i koncesionit të Laboratorëve kanë përfituar para nga Buxheti i Shtetit pa kryer punën e tyre dhe vazhdojnë të paguhen nga Manastirliu pa u vënë nën hetim.

Raporti i KLSH për vitin 2022 konstatoi se: “vijohet të paguhen kosto për shërbim të pakryer dhe shpenzime të pa ndodhura, duke i sjellë buxhetit një kosto shtesë, duke specifikuar që këtë shërbim e ka rënduar këtë vit ekzekutimi i vendimit gjyqësor prej 115.5 milionë lekë, fatura të lëshuara nga shoqëria koncesionare “DiaVita (Bashkimi i kompanive koncesionare EVITA dhe Spitalit Amerikan të Klodian Allajbeut”, kur shërbimi i saj nuk kishte filluar.”

Për koncesionin 8 MLD LEKË të Hemodializës shuma e dëmit në Buxhetin e Shtetit arrin në 352 MLN Lekë për periudhën 2016-2020 për shërbime të pakryera.

Ndërsa përsa i përket koncesionit të Laboratorëve Mjekësorë, është vënë nën hetim për korrupsion ku është thirrur në SPAK edhe Ilir Beqaj.

Konsorciumi “Labopharma” kompania guackë “AB Laboratory Solution” B.V e regjistruar në Hagë të Holandës të dyja në pronësi të Janis Karathanos së bashku me një tjetër kompani formuan kompaninë koncesionare “Laboratory Networks”.

Pavarësisht se janë paguar 100 MLN € nga xhepat e popullit për koncesionin e laboratorëve të fituar nga oligarku shqiptaro grek Janis Karathanos, qytetarëve nuk u bëhen analizat në QSUT edhe nëse paraqiten në gjendje të rëndë.

KLSH ka konstatuar shkelje dhe abuzime në auditin e fundit dhe i ka kërkuar qeverisë të ndërpresë marrëdhënien koncesionare me Karathanosin.

QSUT ka njoftuar mjekët dhe administratën e vet të mos i kryejnë analizat qytetarëve pasi është arritur limiti maksimal i numrit të tyre të nënshkruar në kontratë nga koncensionari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit