Tiranë/ Burri “e tund dhe e shkund” lart e poshtë qenin dhe e godet me shpulla

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.08.2022, 18:48

Një tjetër rast i dhunimit të kafshëve shtëpiake është regjistruar në kamera ditën e sotme në Tiranë, në zonën e Freskut.

Një qytetare e shqetësuar ka dërguar një denoncim në lidhje me një keqtrajtim të një qeni.

Në video duket se si një burrë godet disa herë me shpulla qenin e vogël dhe me pas “e tund dhe e shkund” disa herë. Më pas e kap dhe e hedh matanë si të ishte leckë.

Skena të tilla të dhunshme të keqtrajtimit të kafshëve për fat të keq janë shtuar shumë në vendin tonë kohët e fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit